SHKODËR- Pjetër Gjoka, baba i dy fëmijëve u përcoll në banesën e fundit, në fshatin Tresh të Lezhës. 44-vjeçari u vra mbrëmjen e së martës në zonën malore të Kaftallës në Pukë.
Gjoka ishte bashkë me të vëllanë në vendlindje kur u qëllua me pistoletë nga Maltin Gjini. Ai u transportua me makinë nga i vëllai në spitalin e Shkodrës, ku ndërroi jete si pasojë e plagëve të rënda.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës ka treguar emrin e autorit, Maltin Gjini. Bazuar në dëshminë e tij, policia shpalli në kërkim 36-vjeçarin me banim në Lezhë. Krimi ka ndodhur në një zonë të thellë malore, pas një debati që kanë pasur dy vëllezërit me autorin. Si Gjoka ashtu dhe Gjini janë me origjinë nga Kaftalla e Pukës.
Burimet thanë se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një parcelë kanabis, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shkodrës që po kryen hetimet. Një pistë tjeter ku po hetohet është ajo e konfliktit për shkaqe pronësie, thanë burimet.
Pjetër Gjoka (Kola), është 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarr nga Maltin (Anton) Gjini. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vëllai i viktimës i cili ka dërguar në spital vëllain e tij, ndërsa ka treguar edhe në polici se kush ka qenë autori.