Edmond Papa nga Saranda, i cili u ekzekutua një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, rezulton se ka ndërruar mbiemrin nga Hoxha në Papa. Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani tha se dyshohet se 49-vjeçari e ka ndërruar mbiemrin gjatë kohës që ka jetuar në Greqi.
Sipas po të njëjtave burime Edmond Papa nuk njihej si njeri problematik në Sarandë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Angli si dhe në Greqi. Por së fundmi jetonte në Angli dhe ishte i martuar. Në Sarandë ai njihej edhe si bamirës, sidomos gjatë pandemisë. Gjatë muajve të izolimit të pandemisë ka shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë, por edhe për spitalin e qytetit të Sarandës ku ka bërë një donacion për maska dhe pajisje të tjera mjekësore të cilat ishin të domosdoshme për stafin e spitalit në ditët e para të pandemisë.
Përveçse ishte pronar i hotel 'Blue Sky', Edmond Papa, kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës.
Lajmi kryesor:
Vrasja në Tiranë, 49-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin në Greqi! Erdhi nga Saranda për të sjellë nënën në spital! Autori ishte informuar për lëvizjet e tij
M.Q./ReportTv.al