Vrasja në Tiranë, 49-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin në Greqi! Erdhi nga Saranda për të sjellë nënën në spital! Autori ishte informuar për lëvizjet e tij

17 Dhjetor 2022, 10:07| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 14:18

  • Share

TIRANË- Edmond Papa, i cili u ekzekutua një ditë më parë me 9 plumba në zonën e Selitës, kishte ardhur nga Saranda në Tiranë mesditën e së premtes bashkë me nënën e tij, të cilën do ta dërgonte sot tek mjeku për ta vizituar pasi ishte e sëmurë. 49-vjeçari njihej në Sarandë me mbiemrin Hoxha, të cilin e kishte ndryshuar në kur kishte shkuar në Greqi në Papa. 

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit. Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai 49 vjeçarit. Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glok. Prej andej largohet sërish i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Për ngjarjen e rëndë janë pyetur dëshmitarë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë treguar dinamikën e plotë të asaj se çfarë kanë parë. Autori e ka fshehur fytyrën dhe ka qenë i veshur me të zeza. Ndërkohë, familjarët që janë pyetur, kanë rrëfyer mbi të kaluarën e tij në Greqi dhe në Angli. Në fokus të hetuesve janë edhe disa automjetet që kanë lëvizur pak minuta pas ngjarjes rreth e qark zonës, sidomos në Unazë të Madhe, e cila mund të jetë përdorur për t'u larguar.

Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, nuk njihej si njeri problematik. ndërsa veç pronar i hote 'Blue Sky' ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës. Po ashtu në qytet kishte bërë vazhdimisht edhe bamirësi, sidomos gjatë periudhës së pandemisë së COVID.

Si ndodhi ngjarja?
49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Ora 11:59
I shtrirë në dysheme dhe i plagosur rëndë, del FOTO e Edmond Papës pak sekonda pasi u qëllua me 9 plumba

1671274987_finalprojekt.00281302.Still004.jpg

Report Tv ka siguruar pamjet pak pas vrasjes së Edmond Papës në një lokal në Selitë në kryeqytet. Viktima u qëllua nga një autor ende i paidentifikuar, i cili hapi zjarr ndaj tij duke e vrarë me 9 plumba.

Ora 11:18
Vrasja e 49-vjeçarit, Edmondi ndryshoi mbiemrin nga Hoxha në Papa në Greqi! Në Sarandë nuk njihej si problematik, kishte bërë edhe bamirësi

Edmond Papa nga Saranda, i cili u ekzekutua një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, rezulton se ka ndërruar mbiemrin nga Hoxha në Papa. Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani tha se dyshohet se 49-vjeçari e ka ndërruar mbiemrin gjatë kohës që ka jetuar në Greqi.

Sipas po të njëjtave burime Edmond Papa nuk njihej si njeri problematik në Sarandë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Angli si dhe në Greqi. Por së fundmi jetonte në Angli dhe ishte i martuar. Në Sarandë ai njihej edhe si bamirës, sidomos gjatë pandemisë. Gjatë muajve të izolimit të pandemisë ka shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë, por edhe për spitalin e qytetit të Sarandës ku ka bërë një donacion për maska dhe pajisje të tjera mjekësore të cilat ishin të domosdoshme për stafin e spitalit në ditët e para të pandemisë.

Përveçse ishte pronar i hotel 'Blue Sky', Edmond Papa, kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 17/12/2022 13:30

    vrasës me pages janë nga radhët e policis së shtetit !

    Përgjigju
  • ^&*(: 17/12/2022 13:04

    E kan diftu te vjetrit dhe vertetu jeta qa asht pa djerse nuk e gzon dhe nuk ja sheh hajrin sado kohe qe te kalojn sic te erdhi njajo prone njashtu te ik pa e kuptu,edhe jetesen e perditshme e ban me stres to perfshi edhe gjumin!!!!!!

    Përgjigju
  • Arben: 17/12/2022 11:36

    Armet qe Saliu shperndau ne 1997 po marrin edhe ne 2022 jete shqiptaresh! Duhet ndaluar opozita me ligj, sa deme i kane bere ketij popull!

    Përgjigju
    • Riku: 17/12/2022 20:14

      I duhet ndaluar e drejte e votes idioteve thuaj... se na moren ne qafe... fiks saliu e ka fajin

    • Pjeter: 17/12/2022 14:59

      Qe Saliu i beri gjemen ketij populli nuk diskutohet por Glock e perdorur nga vrasesi,me thene te drejten, ska lidhje fare me armet e shperndara nga Saliu ne 1997!!!

  • Lirimi: 17/12/2022 11:06

    Ky hoteli i bere nga ky me para droge ne Greqi dhe ndoshta edhe vende te tjera a kalon per konfiskim?

    Përgjigju
    • Lirimi: 17/12/2022 12:25

      posht spiunat

    • shoku: 17/12/2022 11:56

      Kur fillon dhjamosesh ne para e humb vigjilencen dhe I harron golat qe ke bere kur ke qene I ri dhe ata qe ben burgun per ty kur ti haje e pije frutet e punes se tjereve, dhe pa pritur vjen dikush dhe te jep llogarine ne tavoline.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?