Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të durrësit, ku 62 vjeçari Enver Balla u gjet i vrarë në një pus prej djalit të tij Esmerald Ballës.
Policia ka vënë në pranga një bashkëpunëtor të Esmerald Ballës. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar, Edison Brahaj.
Ky i fundit sipas policisë ka ndihmuar në transportimin e trupit të të ndjerit nga vendi ku u vra deri tek vendi ku policia gjeti trupin e pajetë pas 20 ditë hetimesh dhe kërkimesh.
Gjatë kontrollit në banesë, 25 vjeçarit iu gjet një shumë parash prej 145 000 lekësh dhe tashmë mbi të rëndojnë veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".
'Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.
Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".
Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.', njofton policia.
Lajmi kryesor:
Vrau të atin në Durrës, sherri nisi për paratë! Hetuesit dyshime se djali preu kasafortën ku mbanin 75 mijë euro! Arrestohet shoku, e ndihmoi të fshehë trupin
G.K//ReportTv.al