Vrau të atin në Durrës, sherri nisi për paratë! Hetuesit dyshime se djali preu kasafortën ku mbanin 75 mijë euro! Arrestohet shoku, e ndihmoi të fshehë trupin

5 Shtator, 09:54| Përditesimi: 5 Shtator, 18:07

  • Share

DURRËS- Një kasafortë me 75 mijë euro, kursimet e punës disa vjeçare, është kthyer në mollën e sherrit mes babë e bir, Enver dhe Esmerald Balla në Shënvlash të Durrësit. Sherri për paratë degradoi deri në vrasjen e 62-vjeçarit nga dora e të birit, i cili më pas inskenoi edhe 'zhdukjen' e tij. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar detaje se si ka ndodhur ngjarja dhe dëshminë e 30-vjeçarit.

Hetimet që po vijojnë ende kanë çuar në pranga edhe shokun e Esmerald Ballës, i cili e ndihmoi të hedhë trupin e viktimës në pus dhe nuk kallëzoi ngjarjen. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Edison Brahaj, ndaj të cilit rëndon akuzat "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", ndërsa në banesë i është gjetur edhe një shumë prej 145 000 lekësh.

Dinamika e ngjarjes dhe dëshmia

Gjithçka ka nisur më datë 13 gusht 2024 për 75 mijë eurot familja kishte kursyer ndër vite nga puna kryesisht në blegtori dhe prej vitesh shisnin edhe qumësht në lagjet e Durrësit. Djali Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi të re pranë asaj që banonte bashkë me të atin, gruan dhe dy fëmijët e tij. Dy vëllezërit i kishte në Itali, ndërsa motrën e martuar.

30-vjeçari në dëshminë e tij ka pretenduar se kishte shkuar në banesë për të marrë para që të paguante firmën e ndërtimit që po bënte punimet për shtëpinë e re. Por, djali ka deklaruar se ka konstatuar se paratë mungonin në kasafortë dhe ka nisur debati me të atin  për paratë.

“Kur hapa kasafortën për të marrë lekët pashë që ato nuk gjendeshin aty. Kasafortën e hapnim unë edhe babai. I them babait: ‘ku janë paratë’!? ‘Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta”, ka deklaruar djali para hetuesve.

Sherri për paratë ka vijuar sërish, ndërsa të dy po shkonin në stallën në pronësi të tyre. Djali ka pretenduar se i ati ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar për ta vrarë. Ai pretendon se i ka kapur armën për t’ia larguar nga duart, por arma është shkrehur dy herë duke lënë të vdekur 62-vjeçarin. Në këtë pikë hetuesit po dyshojnë për dëshminë, nëse ka qenë një vrasje aksidentale apo ai ka qëlluar qëllimisht ndaj të atit për ta vrarë.

“Në një moment babai nxori pistoletën dhe u bë gati ta mbushte. Unë ju hodha dhe ja kapa duke i ndryshuar drejtimin tytës .Në këtë moment arma bëri 2 shkrepje në trupin e babait duke i shkaktuar atij vdekjen”, ka dëshmuar Esmerald Balla.

Më pas djali ka hedhur trupin e viktimës në një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. Armën e krimit e ka lënë në ferra, e cila është gjetur nga policia. Pas vrasjes, djali thotë se ka shkuar në spitalin e Durrësit pasi e kishte kapur ankthi dhe ka marrë mjekim. Babë e bir ishin frekuentues të eskortave. 

Skenari: Babai u largua me një grua

I riu ka nisur të trillojë një histori dhe të gënjejë familjarët sikur i ati është larguar me një grua. Dy ditë pas hodhi në pus trupin e të atit, ai ka denoncuar në polici se i ati ka marrë paratë dhe është zhdukur me një grua.Të njëjtën gjë i kishte thënë edhe familjes, por madje skenarin e kishte çuar edhe më tej duke hapur një llogari false në Instagram me profilin e një gruaje. Ai i kishte dërguar mesazh vetes nga kjo llogari ku i thuhej që familjarët të mos e kërkonin Enver Ballën, pasi ai ishte larguar me pushime. Mesazhin ia ka dërguar dhe të vëllait në Itali.

Dyshimet e hetuesve zbulojnë vrasjen

Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj dhe që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se "zhdukja" e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore. Dyshimet janë se djali ka prerë kasafortën dhe që prej momenteve të para që bëri denoncim në polici, hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij. Gjithsesi qëndruan të ftohtë dhe e mbajtën në vëzhgim pa e trazuar apo akuzuar.

Në deklarimet e para për kasafortën, hetuesit gjetën detaje kontradiktore në lidhje me çelësin, që herë thoshte e mbante babai e herë ai vetë. Pasi kishte sajuar historinë se i ati kishte ikur me një grua, e cila i kishte shkruar në Instagram, policia vendosi t'i sekuestrojë celularin, tek i cili u ndërhy me ekspertë të IT, pasi i kishte fshirë dhe u zbuluan prova interesante që zbërthyen ngjarjen. Në celular u gjet edhe një screenshot bisede, një grua që i shkruante se kishte ikur me babanë e tij. Por nga hetimi u zbulua se ishte një profil fals dhe që 30-vjeçari e kishte hapur vetë, madje është gjetur llogaria edhe në celularin e tij. 

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Artur Korriku, Aldo Mustafa dhe Sokol Dema

Ora 16:34
Vrasja në Durrës, Report Tv siguron foton e 25-vjeçarit që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babanë në pus

1725546008_edisonbrahaj.jpg

Shqiptarja.com dhe Report Tv ka siguruar foton e Edison Brahajt, të riut i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla.

25-vjeçari ndihmoi Esmerald Ballës që të hedhë trupin e viktimës në pus dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

Ndaj tij rëndon akuzat "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", ndërsa në banesë i është gjetur edhe një shumë prej 145 000 lekësh.

Ora 14:25
Djali ekzekutoi të atin dhe e hodhi në pus, fqinji viktimës: Ishte njeri punëtor, kishte marrëdhënie të mira me fëmijët

Vrasja e Enver Ballës, 63-vjeçari i cili u ekzekutua nga i biri ka tronditur opinionin publik. Një nga fqinjët e viktimës është shprehur për Report Tv se Enveri ishte një njeri punëtor dhe kishte marrëdhënie të mira me fëmijët.

Enveri ishte një punëtor, është marrë me blegtori, ka punuar. Fëmijët, kanë shkuar mirë babë e bir, se si ndodhi kjo gjë nuk e di. Djalin e njohim, Enverin e njohim, saqë ky që bëri këtë akt të shëmtuar e martoi babain. Të martosh babain është krenari!

Lajmin e vdekjes e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hap lajmi që ky është larguar me një tjetër, nuk dukej se ishte i kësaj rruge. Pasi vdiq e shoqja e martuan, nuk e di si ndodhi kjo gjë”, është shprehur fqinji i viktimës.

Ora 11:37
Vrau të atin dhe e hodhi në pus, Report Tv shkon në Shën Vlash, sjell pamjet nga vendi ku ndodhi krimi

 

Grupi i Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes a në fshatin Shënavlash ku Esmerald Balla fshehu në pus trupin e të atit, Enver Balla pasi e kishte vrarë me pistoletë.

Familja Balla kishte shtëpinë në qendër të fshatit dhe merrej me blegtori. Shisnin qumësht nëpër lagjet e Durrësit.

Ndërsa toka dhe stalla ku ata kujdeseshin për bagëtitë ishte 2 km larg shtëpisë, në veri të fshatit. Për të shkuar atje duhet të kalosh një rrugë të pashtruar.

Pusi ku u gjet nga policia trupi i 62 vjeç është i mbuluar me palete druri. 

Ndërkohë sipas dëshmisë së Esmeraldit, ai ka kryer vrasjen në makinë, 1 km larg stallës. Pastaj trupin e ka hedhur në pus.

Video me poshte ku u gjet arma e krimit

 

Ora 10:57
Vrau të atin, 'alibia' e 30-vjeçarit: Sherri nisi se nuk gjeta 75 mijë € në kasafortë! Babai më drejtoi armën, e qëllova aksidentalisht

1725461135_esmeraldballa.jpg

Zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës, i cili vrau të atin në Shënvlash të Durrësit dhe më pas trupin ia hodhi në pus. Para hetuesve ai ka deklaruar si ndodhi ngjarja dhe ka dhënë pretendimin e tij për 75 mijë eurot që u kthyen në mollën e sherrit në banesë. Esmerald Balla ka deklaruar se kishte shkuar të merrte në kasafortë para që të paguante sipërmarrësin që kishte bërë punimet për ndërtimin e një banesë për 30-vjeçarin. Sipas tij, kur ka shkuar në dhomë ka parë që kasaforta ishte hapur me sende të forta dhe se mungonin 75 mijë eurot. Në këtë moment ka nisur debati me të atin dhe djali pretendon se i ati ka marrë pistoletën dhe ia ka drejtuar duke i thënë “unë të vras”.

Më tej, djali ka deklaruar se në atë moment i ka marrë armën në përpjekje për t’ia larguar, por aram është shkrehur dhe babi ka mbetur i vrarë. Ai është shfaqur i penduar para ghetuesve duke thënë se nuk donte ta vriste. Ndërkohë, edhe në familje ka gënjyer duke sajuar historinë se i ati është larguar me një grua.

Vrasja e babait është bërë padashje sepse ai tentoi të më vrasë mua dhe në momentin kur po mbushte pistoletën për të më vrarë mua unë u mundova tia hiqja nga duart por ajo bëri qitje të pavullnetshme 2 herë, duke i shkaktuar atij vdekjen. Sherri nisi dy ditë para ngjarjes. Ne merremi me punë në bujqësi. Kemi toka dhe stallë ku mbajmë bagëtinë larg shtëpisë. Me punë, kryesisht blegtori, nxjerrim dhe fitimet tona. Nga kjo punë kishim kursyer 75 milion lekë që i mbanim në një kasafortë. Në truallin e banesës ku jetojmë unë po ndërtoj një shtëpi tjetër. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord.

Kur hapa kasafortën për të marrë lekët pashë që ato nuk gjendeshin aty. Kasafortën e hapnim unë edhe babai. I them babait: ‘ku janë paratë’!? ‘Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Për mua nuk kishte dyshim që ato para i kishte marrë ai.  Aty nisem të debatonim.

Rrugës duke shkuar te prona jonë, rreth 1 km larg stallës së bagëtive, u grindëm përsëri. Në një moment babai nxorri pistoletën dhe u bë gati ta mbushte. Unë ju hodha dhe ja kapa duke i ndryshuar drejtimin tytës .Në këtë moment arma bëri 2 shkrepje në trupin e babait duke i shkaktuar atij vdekjen. Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq.

Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thash në polici se babai kishte marrë leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri ne momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka deklaruar Esmerald Balla.

Ora 10:22
Djali e vrau dhe e hodhi në pus, përcillet sot në banesën e fundit Enver Balla! Familja hap dyert e mortit

Enver Balla 62-vjeçari i cili u ekzekutua nga djali i tij Esmerald Balla do të përcillet sot në banesën e fundit.

Varrimi do të bëhet pasditen e sotme, në orën 16:00 në varrezat e Shënavlashit.

Familja Balla ka hapur dyert e mortit, ndërsa vijonnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit në familje.

Ora 10:08
Vrasja e 62 vjeçarit Enver Balla prej të birit/ Arrestohet bashkëpunëtori, ndihmoi në transportimin e viktimës tek pusi ku u gjet i pajetë (EMRI)

 

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të durrësit, ku 62 vjeçari Enver Balla u gjet i vrarë në një pus prej djalit të tij Esmerald Ballës.

Policia ka vënë në pranga një bashkëpunëtor të Esmerald Ballës. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar, Edison Brahaj.

Ky i fundit sipas policisë ka ndihmuar në transportimin e trupit të të ndjerit nga vendi ku u vra deri tek vendi ku policia gjeti trupin e pajetë pas 20 ditë hetimesh dhe kërkimesh.

Gjatë kontrollit në banesë, 25 vjeçarit iu gjet një shumë parash prej 145 000 lekësh dhe tashmë mbi të rëndojnë veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

'Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2024 02:00

    Kasaforta ishte e familjes,babe e bir kishin akses dhe e perdornin, atehere perse duhet te hapej me force prej njerit prej tyre?! Thjesht nuk ka kuptim! Per te mos folur per historine e kercenimit me pistolete dhe shkrehjes se armes qe eshte akoma me absurde! Per mendimin tim,vrasesi sa me shume po sajon shkakun e ngjarjen,me keq po e fundos veten.

    Përgjigju
  • Alb: 05/09/2024 12:25

    Ky ashte funi i botes, ska fun tjeter

    Përgjigju
  • Prof. Ndoca: 05/09/2024 11:29

    Ja baj thirrje autoritetevet: tan banort madhor e icasaj zonet meu marr nstudim psikollogjik, me ju hap kai dosje tanve e me u skedu kush ika do dyshime per mizori tilla. Meu majt n vezhgim e po u desh meu sperkat ka ajri tav veni me qetsus!

    Përgjigju
  • TIIMI: 05/09/2024 10:25

    CUN POLICI KY BRAHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?