Kronikë

Vlorë/Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të hyjnë me forcë në burgun ku ndodhet Çalamani, përplasen me policinë! Nëna e Mateos hipën mbi hekurat rrethues: Ma sillni këtu kriminelin

21 Nëntor 2021, 10:02| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 14:41

  • Share

VLORË- Me tensione u zhvillua protesta në burgun e Vlorës ditën e sotme mes familjarëve të Mateo Vasiut dhe efektivëve të policisë. Me dhimbjen e madhe për humbjen e djalit, nëna e 8-vjeçarit ka tentuar të kalojë hekurat rrethues të burgut, ku ndodhet i izoluar vrasësi Klodian Çalamani, teksa kishte një thirrje për policët duke iu thënë atyre që mos të fshehin kriminelin.

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna.

Efektivët e policisë rrethuan gardhin rrethues, pasi dhjetëra të afërm kërkuan hapjen e derës, teksa të acaruar filluan të gjuanin me gurë në drejtim të godinës. Një përplasje fizike ndodhi mes policëve dhe nënës së 8-vjeçarit, pasi kjo e fundit u përpoq të kalonte kangjellat rrethues të burgut, por pasi u has me kundërshtimin e efektivit ajo i mori radion dhe ia përplasi në tokë.

Me pankarta në duar 'Drejtësi për Mateon' të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë pas protestës para burgut, marshuan për në qytetin e Vlorës, ku për rreth 30 minuta bllokuan rrugën në zonën e Skelës duke shkaktuar kaos në trafik.Pas kësaj ata u zhvendosën në zonën e Lungomares nga ku nëna e Matos bëri edhe njëherë thirrje për të varur në mes të qytetit vrasës e fëmijës së saj.

Kujtojmë që nga frika e një sulmi në burgun e Fierit. Klodian Çalamani ndodhet në qelinë e izolimit në paraburgimin e Vlorës. Pas trazirave në Fier, Çalamanit iu dha masa 'arrest me burg' në mungesë, pasi të afërmit e 8-vjeçarit mësyn në Gjykatën e Fierit.

Pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu më 16 nëntor nga Klodian Çalamani, e cili e goditi dy herë më kazmë pas koke dhe e groposi në shtëpinë e tij, qytetarët e revoltuar kanë nisur fimosjen e një peticioni në të gjithë qytetin ku kërkojnë rikthimin e dënimit me varje

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.

Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Asokohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009

Lidhja që kishte fëmija me autorin
Përveç se fqinj me njëri-tjetrin, Report Tv mëson se viktima ishte nipi i shokut të autorit, Florian Vasiu, me të cilin së bashku rrëmbyen vajzën në 2006 dhe e kërcënonin se do e gjymtonin. Kjo shpjegon afrimitetin që kishin viktima dhe autori, në komunikimin e tyre të fundit që u kapën nga kamerat e sigurisë.

VIDEO-PROTESTA

 

Ora 13:01
Nëna e Mateos: E mbaja me bukë, pse më vrau fëmijën? Ta varin në mes të Fierit! E afërmja: Shteti të ofrojë asistencë psikologjike për familjarët

Familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit të varë në Grecallicë të Fierit, kërkojnë drejtësi për të voglin e tyre. Me lot në sy, e wma thotë se ajo do të dijë arsyen pse Klodian Çalamani i vrau të birin në një kohë që familja e saj e ndihmonte dhe e mbante me bukë. Për të, drejtësia e vetme është varja e tij.

“Ta sjellin në mes të Fierit dhe ta varin, kjo është kërkesa ime dhe të më thotë pse me vrau fëmijën. I kam dhënë për të ngrenë, e kam ndihmuar”, tha nëna e Mateos.

Nga ana tjetër e afërmja  e 8-vjeçarit tha se shteti duhet të ofrojë asistencë psikologjike për familjarët dhe të marrin masa që kjo ngjarje makabre të mos arrijë më shumë.

“Qëllimi i protestës është që Institucionet të marrin masa për asistencë psikologjike për familjarët dhe kërkojmë drejtësi për sa i përket Mateos. Të flasë të më tregojë çdo detaj, po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ai të tregojë gjithçka si ka ndodhur dhe për çfarë arsye e ka bërë dhe institucionet të marrin masa për familjen që kjo makabër të mos arrijë më shumë. Ne do vazhdojmë deri në fund për drejtësi”, tha ajo.

Ora 11:18
Familjarët e 8-vjeçarit marshojnë drejt qytetit të Vlorës, ulen në mes të rrugës, bllokojnë bulevardin (VIDEO)

Pas protestës në ambientet e jashtme të burgut të Vlorës, po marshojnë drejt qytetit të Vlorës. Report Tv sjell pamje nga momenti kur familjarët e 8-vjeçarit bllokojnë bulevardin në zonën e Skelës, ndërsa nga pas shihen makinat e mbetura në trafik.  

Ora 10:29
Vlorë, familjarët e 8-vjeçarit gjuajnë me gurë drejt godinës së burgut! E ëma i merr radion policit dhe ia hedh në tokë (VIDEO)

Familjarët e Mateos që u vra në Fier nga Klodian Çalamani janë acaruar para burgut ku ndodhet i izoluar autori, ku kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës, pasi ata nuk i lejonin të hynin brenda. Nëna e 8-vjeçari madje ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 21/11/2021 15:43

    Kanuni i Lekes por edhe i Skenderbeut ndalonin dhunen ndaj grave dhe femijeve. Ai qe guxonte te qellonte ndaj tyre, pavaresisht se objektivi nuk kishte pesuar asnje demtim, debohej nga fshati dhe i digjej shtepia...

    Përgjigju
  • Skelari: 21/11/2021 13:55

    Ngushellime me te sinqerta per kete famiglie por shqiptaet Kane 30 vjet qe qajne femijet e nuk ka drejtesi prandaj mos e teproni dhe te dilni Kunder ligjit

    Përgjigju
  • Shkodran: 21/11/2021 13:14

    95% e vrasjeve ndodhin nga autor që njeh viktimën! Nuk janë budallenj perëndimorët që nuk i flasin njeriut që nuk e njohin apo që nuk kanë punë ose marrëdhënie!

    Përgjigju
  • Koli: 21/11/2021 12:05

    Kjo familje halli qe ju ka ren tani nuk duhet qe ti kalojne caçet keto familjare ! Te arrijne te konfrontohen me policet ,deri tja mari rradion dhe tja hudhi pertoke,kjo nuk ndoll ne asnje vend te botes.

    Përgjigju
    • koli tjeter: 21/11/2021 16:10

      keta kane deshtuar si komunitet aty ne fshat dhe familje ne radhe te pare me kete qe ka ndodhur. nuk kane per ta kuptuar kete gje per momentin kjo lidhur dhe me koken e nxehte qe kane tashti mqs eshte e fresket ngjarja. Nje degradim social i asaj shoqerie ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha vendet si ne fshat dhe ne Trane. Dhe boll me keto budallalleqe te referendumeve per kthim te denimit me vdekje. Mezi presin te hyjne dhe ne EU pale ...

  • Grupi: 21/11/2021 11:47

    Kjo nene e qau dhe i beri nderet djalit te ndjere apo do vazhdoje te beje keto sjellje te cilat do ja kthejne ne te kundert mbeshtetjen qe i dhane njerezit me te drejte? Ai monster nuk do mbijetoje ne burg eshte e sigurt. Maksimuni do rrije i vetem o izoluar si qen ku edhe gardianet do e peshtyn perdite. Nuk eshte zgjidhje kjo sjellje, shkoni protestoni tek gjyqtaret dhe prokuroret qe e lane te lire. Ky do e marre ndeshkimin, ndersa monstrat gjyqtare dhe prokurore bredhin me makina luxi dhe i kane siguruar femijet e tyre me parate e koripsionit dhe gjakut te njerezve. Kjo eshte kauze e madhe, te ndeshkohen te koruptuarit e drejtesise qe ngjarje te tills mos te perseriten me.

    Përgjigju
    • Albert: 21/11/2021 15:23

      Moster eshte i pari kryerilindasi hajdut, qe nuk i kercet fare per njerezit me probleme mendore duke i lene te lire rrugeve. E ndan buxhetin e shtetit vetem ne 4 duar dhe paguan koncesionet miliona euro , duke mos lene asgje per spitale psikiatrike dhe u jep 30000 leke te vjetra njerezve ne nevoje. Keto njerez jane pergjegjesi e policise qe duhet ti ndjek dhe e pushtetit lokal, qe jane po keshtu ne varesi te kryerilindasit

  • Mondi: 21/11/2021 11:38

    E ke kollaj ta thuash qe "mos e egzagjeroni nga mbeshtetja e njerezve"por veru ne pozicionin e saj si prind.

    Përgjigju
  • Vonesa: 21/11/2021 11:35

    Tashi u kujtuat ju, pasi mori jeten e femijes te shkrete?! Ku ishit perpara qe e kishit komshi dhe bente 100 probleme As nuk e denoncuat as nuk e rrahet as nuk e vrate, Por e late te qete te bashkepunonte me ju, Tiu perdhunonte cdo dite nga pak!!! Tashi ska me vlere, eshte ligji ne fuqi qe vepron. Nuk beni me pune ju, dhe sjeni aq trima mos beni show dhe te merrni tjeret ne qafe qe ju mbeshtesin me pasterti!

    Përgjigju
  • Landi: 21/11/2021 10:31

    E keni ekzagjeru pak tashi ! Mos perfitoni nga mbeshtetja e njerzve

    Përgjigju
    • Dory: 21/11/2021 12:22

      Shume i sakte mendimi juaj... Nuk kane faj policet ne kete rast, nuk mund te qellojnr me Gure e te thyejne radio e Policeve... E kuptoj dhimbje e tyre por nuk mund te veprojne keshtu

    • Dada: 21/11/2021 12:12

      Po sikur te dal se pervec atij krimineli te jete edhe dikush nga familja??

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?