Kronikë

Vrasja e Astrit Kalasë, Maks Haxhia: KLGJ bën deklarata, por duhet t'i nxirret uji i zi kësaj pune! Gjyqtarët janë demoralizuar, njëri më tha se 'na kanë nxjerrë në pritë'

8 Tetor, 10:15| Përditesimi: 8 Tetor, 11:51

  • Share

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, pasi bëri homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja tha se ngjarja shënon një “vrasje” për të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai kritikoi KLGJ-në për deklaratat e bëra, ndërsa shtoi se duhet të merren masa drastike për të garantuar sigurinë nëpër gjykatat dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Ai përmendi edhe bisedën me gjyqtarët, duke cituar edhe njërin prej tyre që është shprehur “na kanë nxjerrë në pritë”.

“Kjo nuk është vrasje e gjyqtarit, por e gjithë sistemit të drejtësisë. Nuk është puna që të bësh bojkot për bojkot. Këtu duhet bërë bojkot për t’i thirrur mendjen dhe të vësh alarmin në të gjithë sistemin që ka presidenti e deri te avokati më i thjeshtë. Në këto shoqëri është mbjellur urrejtja dhe ka lëshuar rrënjë shumë thellë. Është e vështirë për t’u çrrenjosur. Unë nuk e di, por se si KLGJ më paraqet shkresa jo po e ka fajin kjo jo po ajo. Këtu duhen marrë masa drastike deri në fund. Ti dalë uji i zi kësaj pune. Iku një njeri, familjar, baba, koleg dhe mik i mirë. Një njeri që them pa e tepruar se ishte njeriu më human në sistemin e drejtësisë. Unë takova kolegët tanë gjyqtarë dhe ata janë komplet të lëshuar, demoralizuar dhe njëra nga ato tha ‘na kanë nxjerrë në pritë’. Dhe kjo është shumë e rëndë sepse ne duhet të sqarojmë të gjithë popullin se në një proces gjyqësor gjysma do humbë. Analiza duhet të fillojë edhe te avokatët se roli i tij është deciziv në sqarimin e palëve në pritshmëritë e një vendimi.”, u shpreh Haxhia.


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Astrit Kalaja! I gjithë shteti në homazhe për gjyqtarin që u vra në sallën e Apelit! Nderohet edhe në Shkodër


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?