Kejsi Hysa, personi që u gjend i vdekur ditën e sotme në zonën e Fushë-Krujës, duhej të paraqitej në Sarandë në datën 25 korrik 2018, pasi pikërisht në këtë datë zhvillohej seanca e rradhës gjyqësore kundër tij dhe të pandehurit tjetër Keivi Hysa.
Por megjithëse ai ishte në kërkim policor, për akuzën e vrasjes së marangozit Edmond Theodhori në vitin 2015, Hysa lëvizte i qetë, ndërsa në 25 korrik duhet të paraqitej në gjykatën e Sarandës. Në këtë proces gjyqësor Elion Hysa, nga arratia kishte zgjedhur të mbrohej nga avokati njëherësh ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Hysa i fshihej drejtësisë, ndërkohë gjatë këtyre tre viteve policia e shtetit nuk ka qënë në gjëndje ta arrestojë Elion Hysën, megjithëse ai qarkullonte i lirë, thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Madje gjatë kësaj kohe është marrë me aktivitet në fushën e tregtimit të drogës dhe dhënies së parave me fajde, tek persona të tjerë.
Procesi gjyqësor kundër tij në Sarandë ishte planifikuar nga gjyqtarja Nevrie Duka në 25 korrik 2018,seancë kjo që tashmë i bie të shtyhet pasi pritet të kërkohet çertifikata e vdekjes së të pandehurit Elion Hysa, ku më pas do pushohet dhe akuza ndaj tij, ajo e vrasjes me paramendim ndaj marangozit Edmond Theodhori në Sarandë.
Vendimi për gjyqin e Kejsi Elion Hysës:
TE SHKOJN NE BURG POLICET QE MBULOJN ATE ZONE KU VRASESI KRYENTE PRAP AKTIVITET KRIMINAL NE HUNDEN POLICEVE QE PAGUHEN PER ATE PUNE .NE KOHEN E MERHUMIT NJE POLUC KISHTE VORA ME GJITH RRETHINA DHE I KAPTE BIXHOZGJIT E PREZES MBRENDA NE FERRE .TANI VRET TJETRI DHE RRIN PER SHTAT PAL QEJFE NE SHTEPI DHE BABAI I VRASESIT BEHET MERAK KUR DJALI I VET NUK VJEN NE SHTEPI SE ATE DJAL QE VRAU I BIRI E KA BERE LOPA .
Përgjigju