Detaje të reja dalin në pah lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili ishte rrëmbyer 2 javë më parë. Ai është vrarë ditën që është rrëmbyer, ndërsa ishte groposur në Qafë Mollë, ku trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar.
Ka qenë xhupi i 43-vjeçarit me shenja gjaku dhe vrimë plumbi që është gjetur i hedhur mes shkurreve një ditë më parë dhe vetëm sot falë qenëve nuhatës policia ka mundur të zbulojë dhe trupin
Veprimet në vendin ku është gjetur trupi i pajetë nuk kanë përfunduar akoma. Kufoma nuk është nisur akoma në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Lajmi kryesor: