Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë/ Në lagje njihej si 'anglezi'! U qëllua nga afër nga vrasës profesionist! Dëshmia e fqinjit: Pashë një nga autorët duke ikur me armën në dorë

24 Janar 2022, 09:10| Përditesimi: 24 Janar 2022, 13:55

  • Share

TIRANË- Bledar Muça duhet të vdiste, prandaj për këtë janë paguar vrasës profesionist që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij, siç ka ndodhur në 2 atentatet e kaluara në Elbasan. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar. Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Muça ishte zhvendosur në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar të Belgjikës prej të paktën një viti. Ai njihej në lagje si "anglezi" për shkak se ishte i pajisur një pasaportë britanike, e ndërsa dëshmitarë të kësaj skene krimi kanë qenë edhe fqinjët, që tregojnë se janë tmerruar për shkak të të shtënave që dëgjuan. Madje një prej tyre, ka rrëfyer se ka parë një prej autorëve teksa largohej me armën në dorë. Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër. Është dashur identifikimi me gjurmë gishtërinjsh për të zbuluar se viktima është shqiptari Bledar Muça.

“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë", ka thënë fqinji.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar në larje hesapesh, nisur nga fakti që Muça ishte një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri me 2 atentate të dështuara më herët, megjithatë nuk është përjashtuar edhe pista për prishje të pazareve të drogës. Kjo sepse zona Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes 2 klaneve sa i përket "territorit" të drogës. Hetimet vijojnë dhe do të shtrihen edhe në Shqipëri, pasi siç është raportuar më herët autoritetet shqiptare janë njoftuar tanimë zyrtarisht për vrasjen e Muçës.  Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Kush është Bledar Muça?
Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta. Ai njihet si krahu u djathtë, i  Florenc Çapjas,  i është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

Ora 09:40
Shtëpinë pak metra larg Komisariatit të Policisë, zona ku u ekzekutua Bledar Muça në Belgjikë

Mediat blege kanë sjellë foto nga vendi i ngjarjes, të zonë ku u ekzekutua Bleda Muça në Belgjikë.Nga sa është raportuar, Muça jetonte disa dhjetëra metra larg Komisariatit të policisë, por kjo nuk i ka penguar autorët që ta ekzekutojnë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anglezi: 24/01/2022 23:16

    E cuditshme gjithe gollobordsit u paisen me pashaporta bullgare dhe jane endur si gabelet neper europe.jane te trash nga trute, mbi 95 perqind e tyre jane pothuaj analfabete, flasin cale-cale, maqedonishten,shqipen,kurse gjuhe europiane 0 dhe enderrojne te jetojne ne k/qytete si ne Londer, Bruksel etj. Ne Bullgari nuk rrine se i tallin per gjuhen golloborxhe qe flasin. Mire bene qe iken, nje llum me pak ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Lola: 24/01/2022 12:18

    Turp me i madh per nje shtet ti shkojne lloje sorrogatosh nga shqiperia te bejn ligjin atje vrasje e vepra te ndryshme kriminale. Te isha une as nje kembe shqiptari. Asnje dor. Asnje kok asnje po asnje shqiptar ne shtetin tim asnje far te keqe ne shtetin tim po kta jan shtete qe s kan turp ti lejojne dhe ti mbjellin t korrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?