Në foto, motori i djegur i autorit
Gjatë orëve të paradites, Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën dhe armën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit.
Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën 'Kodrat e Sharrës', ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Pranë saj edhe arma e krimit, po e djegur. Gjithsesi, për shkak të flakëve, shpresat janë të pakta, informon gazetari Sokol Dema.
Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku u dogj motori, hetuesit shpjeguan se kanë gjetur edhe armën e zjarrit të vrasjes së Nasufit, një automatik i shkurtër. Autori ka djegur dhe armën e zjarrit, e cila është dërguar gjithashtu në laborator për ekspertizë.
Bujar Nasufi, pronar mobilierie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.
Lajmi kryesor:
Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
G.K/A.Q/ReportTv.al