DROPULL- Shtërngon kokën e qan me ngashërim… 73-vjecaren Eftiqia Mastora e ka mbytur dhimbja për krimin e rëndë të të shoqit, Thomait. Ai është autori i dyshuar i vrasjes, së të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull.
Gjatë një interviste para derës së shtëpisë së saj e moshuara ka shprehur dhimbje për fqinjët e ndjerë. Ndihet e pashpresë dhe thotë se burri mori në qafë atë dhe të birin. Eftiqia Mastora shprehet se nuk ka më punë me bashkëshortin, madje kërkon falje për veprimin e tij kriminal.
U zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat? Çfarë të bëj, nuk mendoi, as për mua, as për djalin. Çfarë të bëj unë? Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?
Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugës. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi. Mua ai më ka mbaruar, nuk ka punë më me mua, nuk ka më falje. Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi. Nuk e di se sa lekë ka marrë kredi, u çmenda fare. Nga policia e mora vesh. Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që morë në qafë dy pleq?
Ndërsa 69-vjecari i arrestuar një ditë për vrasjen e dyfishtë, Thoma Mastora gjatë marrjes në pyetje në polici ka mohuar autorësinë.
“Nuk jam unë personi që kam kryer krimin, kërkojeni diku gjetkë”, ka deklaruar 69-vjeçari,
Thoma Mastora u arrestua një ditë më parë, 5 maj, pasi akuzohet se vrau çiftin e të moshuarve, Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç. Pasi piu kafe në banesën e tyre më 2 maj, pas një konflikti të çastit e vrau çiftin me sende të forta dhe u largua.
Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. 69-vjecari pritet të dalë të martën në gjykatë për masën e sigurisë, ku do të mbrohet nga avokat i caktuar nga shteti.
Prekës është reagimi i Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të krimit në Dropull, i cili vrau çiftin e të moshuarve. Me lot në sy, ajo kërkon ndjesë për këtë ngjarje të rëndë, ku burri i saj i mori jetën çiftit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç.
Ajo ulet në tokë dhe shpërthen në lot, ndërsa thotë se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.
“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ca i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ca faji kam unë tani. Ca të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ca të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.
Sa gjynah, meqe nuk ka vrare edhe gruan e vet, me vjen shume keq per kete nenen qe e shoh ne kete gjendje, duhet ndonje psikologe ti vije ne ndihme se duket qe po e perjeton rend gjithe ngjarjen. ????
Përgjigju