Vrasja e Devi Kasmit/ Krimet e Rënda mbyllin hetimet, ish-speciali grek dhe 5 persona të tjerë në gjyq (Dokumenti)

23 Janar 2019, 11:09| Përditesimi: 23 Janar 2019, 16:24

  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe çon për gjykim autorët e vrasjes së Devi Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi. Për Marjo Meshinin, i cili dyshohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën e atentatit, dosja i kalon Gjykatës së Tiranës. Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit. Ai ishte kthyer në Shqipëri pas vitesh që qëndonte jashtë ku dyshohej se ishte përfshirë në narkotrafik.

Dokumentet e Prokurorisë për përfundimin e hetimeve

Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.

“Nuk e njoh Devi Kasmin, hera e parë që dëgjova për të ishte në lajme kur u ndalova nga policia. Nuk mbaj mend se çkam bërë para 4 mujash më 21 Janar 2018, ose në kafe ose gjëra të zakonshm” sqaron qreku për prokurorët.

Ndërsa i pyetur për kamerat e sigurisë që rrethonin bazën e tyre në Yrshek ai thotë: “Unë nuk i kam parë ato, ato kush është në shtëpi i sheh ato shfaqen në ekrënin e kamerave dhe në lagje kishte shumë vjedhje, prandaj ishin vënë shumë kamera dhe i kam parë për herë të fundit para se të ndalohesha”.

Kjo është vetë një ndër disa dëshmi të administruara nga prokuroria dhe prova e fakte të tjera për të cilat prokurori Besnik Muçi thotë është e provuar përtej çdo dyshimi se “Shtetasit në hetim Aurel (altin) Hoxhallari, Efthymiu Efthymiu, Elton Habilaj, në bashkëpunim mes tyre dhe të tjerë kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit".

Në banesën një katëshe e përdorur si bazë e grupit u sekuestruar: bomba, mina, 100 fishekë, 7 armë të kalibrave të ndryshme, 1 granat, 3 predha antitank, 5 granata, 5.6 kg tritol, 2 minta të gatshme për shpërthim, 6 selenciatorë, dylbi, shënjestra optike dhe 115.6 kg kanabis. Shtetasi grek rezulton se ka hyrë në Shqipëri më 10 nëntor 2017 i shoqëruar nga Aurel (Altin) Hoxhallari e deri ditën që u krye vrasja e Kasmit ka qëndruar në Shqipëri ka zbuluar Prokuroria në hetimin e saj.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshohet se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?