Vrasja në Malësi të Madhe, arrestohet babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj! Akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit dhe për dëshmi të rreme! Familjet e viktimave hapin dyert e mortit

9 Tetor 2020, 08:45| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 23:13

  • Share

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt autorin e vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Rrok Pepaj gjatë ditës së djeshëm ka dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen.

Trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt u gjetën pas 5 ditësh kërkime. Trupat u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve. Danjel Pepaj sipas burimeve të Report Tv dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjve në fshatin Vrith, familja e Klement Pepajt ka hapur dyert e mortit. Ndërkohë që në banesën e Rrok Pepajt, babait të Danielit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vilsonit dhe Klementit, ndodhet një mjet policie. Autoritetet i druhen hakmarrjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për Danielin në të gjithë vendin. Ndërkohë që familja e Danielit ëshë ngujuar në shtëpi nga frika e një konflikti me familjen e Klement Pepajt ose Vilson Çutajt për shkak të hakmarrjes.

Tre të rinjtë u zhdukën më 3 tetor dhe prej 5 ditësh familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me to. Vetëm kur u pasqyrua në media, familjarët e Klementit kanë ngritur akuza ndaj Pepajt pasi dyshonin se ai i ka vrarë. Dyshimet janë se shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klementit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para ngjrajes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës.

Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, duke i ka vrarë ata.

Ora 14:47
Familja e Daniel Pepajt ngujohet në shtëpi, kanë frikë nga hakmarrja

Familja e Daniel Pepajt, autori i dyshuar i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe, është ngujuar në banesë nga frika për hakmarrje.

Mëngjesin e sotëm në banesën e Rrok Pepajt u vendos një makinë policie për të parandaluar ndonjë përplasje me persona të tjerë si frikë ndaj gjakmarrjes.

Ndërkohë Rrok Pepaj, është arrestuar nën akuzën e “kultivimit të kanabisit” pasi në afërsi të zonës ku u gjetën dy trupat pajetë të dy të rinjve u gjetën 29 bimë kanabis.

Ora 11:37
Vrasja e dy të rinjve/ Familja e Klement Pepaj hap dyert e mortit! Në shtëpinë e Danielit vendoset policia, i druhen hakmarrjes

Një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjve në fshatin Vrith, familja e Klement Pepajt ka hapur dyert e mortit.

Ndërkohë që në banesën e Rrok Pepajt, babait të Danielit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vilsonit dhe Klementit, ndodhet një mjet policie.

Autoritetet i druhen hakmarrjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për Danielin në të gjithë vendin.

Ora 10:45
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, policia: Po punohet me vendet fqinje për kapjen e Danjelit! Parcela me kanabis në pronësi të tij dhe babait Rrok Pepaj

Policia ka konfirmuar zyrtarisht gjetjen e dy trupave të pajetë të Vilson Çuta dhe Klement Pepaj. Ashtu edhe siç Report Tv kishte thënë më herët në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 rrënjë kanabis, parcelë që i përkiste Danjelit dhe babait të tij Rrrok Pepajt i cili është arrestuar.

Kërkimet për Danjel Pepaj, autori i vrasjes, policia po vijon hetimet në bashkëpunim edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e Danjel Pepaj. Sipas burimeve të Report Tv dyshohet se Danjeli  menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Njoftimi i plotë i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për humbjen e kontakteve të tre të rinjve me familjarët e tyre në Malësinë e Madhe, organizuan grupe kontrolli në të gjithë zonën duke përdorur edhe dronë.

Njëkohësisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Krimit në DVP Shkodër dhe në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijoi puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohej se të rinjtë mund të ishin vrarë.

Pas kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, si rezultat i provave e informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të shpejta profesionale është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve, konkretisht e shtetasit Danjel Pepaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna intensive, në bashkëpunim edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Danjel Pepaj

Ora 09:06
PAMJE/ Vendi ku u gjetën trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepës pranë parcelave me kanabis

Kjo është pamja satelitore e vendit ku u gjetën të ekzekutuar Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në afërsi të fshatit Vrith. në vendin ku janë gjetur trupat ka pasur 10 rrënjë kanabisi ndërkohë me të kuqe janë rrethuar vendet ku janë gjetur parcelat e tjera. Shumë prej tyre ishin të korrura ndërsa për të tjerat po ndërhyn policia.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 10/10/2020 00:13

    Parti Enver jemi gati kurdoher hahahahahah

    Përgjigju
  • BENI: 09/10/2020 17:32

    Me kete familje te degheneruar duhet te zbatohet kanuni ,,,burrat te vriten dhe te digjet shtepia dhe te perzihen nga katundi....

    Përgjigju
  • Shaban: 09/10/2020 16:43

    Po ofl a do ju coj formular 3 familjeve?? Se te gjithe paskan qene bujq canabisi

    Përgjigju
  • Popull: 09/10/2020 15:45

    Dhe tani do fillojne te vriten me Njeri tjetrin deri ne brez te 14-te. Po c'faj kane burrat e fisit per cmendurine e Danielit? Fatkeqesi e madhe jemi si popull....Shpresova deri dje per keta djem por sa keq qe paten kete fund.

    Përgjigju
    • altini: 10/10/2020 12:24

      kete them gjithmon une:ja si hapen plage te hakmarrjes e me vone do degjojme qe u vra se vllai i kusheririt te komshiut te dajes.....kjo eshte injoranza dhe gjak nxehtesija e marin ne qaf femije niper brez pas brezi mjer te afermit e far e fisi qe do rrine te ngujuar e me frike gjith jeten per nje derdimen

  • Vicidoli: 09/10/2020 14:10

    Kanabis e mbjellin se nuk kan buk me ganger pushken e kan qit per nder e kanun te cohemi te shporrim Edi Ramen qe po na vret vjedh e plackit Rrnofte Flamur Noki keyminister i duhur per Shqipnin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?