Vrasja në Malësinë e Madhe/ Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj dëshmitari kryesor! Ditën e zhdukjes i transportoi me makinë në Vrith! Danjeli e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis ku u gjetën 30 rrënjë

8 Tetor 2020, 23:23| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 07:40

  • Share

Dëshmitari kryesor i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe mbetet Olsi Çutaj, vëllai i një prej viktimave, Vilson Çutajt. Gazetari i Report Tv bën me dije se Olsi ka shoqëruar me makinë Vilsonin, Klementin dhe Danielin drejt fshatit Vrith ku u ulën në një kafe.

Aty tre të rinjtë, filluan të debatonin me njëri-tjetrin e ku më pas vendosën që të largohen në drejtim të parcelave. Olsi nuk shkoi me ta ndërkohë që në polici ai thotë se nuk kishte dijeni për parcelat me kanabis. Pas 5 ditësh të humbur, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të vrarë me plumba në trup.

Në vendngjarje u gjetën gëzhoja të armës tip kallashnikov. Trupat e viktimave u gjetën të ndarë nga njëri-tjetri. Ende në vijën e dyshimeve, Danieli ka qëlluar me armë, të cilën policia dyshon se e kishte fshehur në parcelë, drejt Vilsonit duke e bërë shoshë. Ndërkohë nga frika, Danieli qëlloi dhe Klementin pas shpine i cili tentoi të ikë. Familjarët e Klementit dhe Danielit shprehen se ata shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konflikt. Sipas policisë, pranë trupave u gjetën 30 rrënjë kanabisi për të cilat nuk dihet ende nëse kanë pasur lidhje me viktimat.

"Në rrugë operative është se ata e kanë nisur konfliktin për kanabis, një borxh që Danieli i kishte Vilsonit. Parcelat e tyre kanë qenë afër, ata kultivonin. Duke hyrë në procesin e korrjes, Vilsoni pretendonte që i ishte vjedhur një sasi prej 50 kg droge. Danieli i premtoi se do ja kthente në natyrë, pra një sasi rrënjësh. Vilsoni ushtronte presion të madh mbi Danielin. Dëshmitari kryesor është Olsi Çutaj. Ai e dërgoi Danielin dhe 2 viktimat në Vrith ku pinë kafe. Aty u konfliktuan pa armë. Më tej të 3 të rinjtë u nisën në këmbë për në fshatin Vrith. Atje ndodhi ngjarja dhe mbetet mister. Armën ose e kishte fshehur tek parcela, ose vetë Danieli e ka pasur të fshehur në trup. Arma nuk është gjetur" - shprehet gazetari i Report Tv, Elton Qyno.

Tre të rinjtë u zhdukën më 3 tetor dhe prej 5 ditësh familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me to. Vetëm kur u pasqyrua në media, familjarët e Klementit kanë ngritur akuza ndaj Pepajt pasi dyshonin se ai i ka vrarë. Dyshimet janë se shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klementit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës.

Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, duke i ka vrarë ata. Megjithatë për hetuesit ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim. Më herët Report Tv solli dëshmi nga familjarët e viktimave dhe të autorit të dyshuar. Aty në Vrith dolën të kërkojnë jo vetëm prindërit e tre djemve por edhe fshatarë e dashamirë të tyre. 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 08/10/2020 23:34

    Kujt i plasi se cfare bejne kafshet pa moral e pa karakter? Lajmi eshte i thjeshte kafshet hengren njeri tjetrin, kaq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?