Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku dy vëllezër u gjendën të vrarë në një kanal në fshatin Zvirinë.
Burime të siguruara për Report Tv bëjnë me dije se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia.
Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij. Gjithmonë sipas të njëjtave burime mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.
E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.
Lajmi kryesor:
Vrasja e 2 vëllezërve në Maliq/ Telefonata që i nxori nga shtëpia Andrea dhe Martin Olldashin! Në vendngjarje gjenden gëzhoja! Të rinjtë u ekzekutuan me plumb në kokë dhe gjoks
K.T.//ReportTv.al