Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, po përgatitej për hakmarrje pasi i vranë babain në atentat

28 Gusht, 10:22| Përditesimi: 28 Gusht, 22:41

  • Share

GJIROKASTËR- Andrew (Edvin) Bode, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në Selitë në kryeqytet në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar sot (28 gusht) nga forcat RENEA në Memaliaj

dosjen e prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Edmond Papës, e provuar kjo sipas organit të akuzës edhe nga pamjet filmike dhe nga qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. I pandehur për këtë atentat është marrë edhe Alvano Velo. Në pranga të policisë ka rënë edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në banesë 45-vjeçarin Andrew (Edvin) Bode.

‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar Andrë Bodes, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P.’- njofton policia.

Një tjetër emër i njohur i botës së krimit ra në pranga të operacionit të ‘RENEA’s të koduar ‘Plani’, Adriatik Kalemi (Andrea), babai i të cilit Shyqyri Kalemi u vra rreth një muaj më parë në një atentat mafioz në Memaliaj, ku humbi jetën edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, kurse i plagosur mbeti Artur Kalemi, xhaxhai i tij.

Në banesën e 52-vjeçarit, forca të policisë gjetën një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, (që njihet edhe si Adriatik) po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 korrikut. Kalemi u ka shpëtuar disa sulmeve, në Tiranë e në Greqi.

‘Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.’- njoftoi policia.

52 vjeçari, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të atentatorëve që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës në bashkëpunim me Andrew Boden.

Si ndodhi atentati me tre të vrarë në Memaliaj
Babai i shumë të përfolurit për krime, Adriatik Kalemi, u vra në një atentat të trefishtë natën e 20 korrikut, në lokalin pranë bashkisë së Memaliajt, kurse xhaxhai iu plagos. Shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. Policia gjeti makinën e djegur, brenda saj tre kallashnikovë, ndërsa krimi trefishtë ende nuk është zbadhur.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shteti: 28/08/2024 17:33

    Edhe si gjithmone shteti jone kap personat qe jane te demtuar, masakren e ndodhur nje muaj me perpara nuk e zbulon dot ama te demtuarit i bejne zap sepse duket qendrimi i njeanshem qe ben policia

    Përgjigju
  • Dora: 28/08/2024 16:25

    Pervec ketyre mos te harrojne edhe Renato Kalivacin qe po mbeshteste Kalemin kohet e fundit . Duhen Zhdukur keta intriga qe kane marr njerez nqafe . Banoret jane te terrorrizuar nga keta plera . O Çipa ke harruar tu marresh blindat ketyre apo ka paguar Kalivaci edhe kte muaj vazhdon merr urdhera akoma ????.

    Përgjigju
    • Hallall: 28/08/2024 23:11

      Po t3 gjitha me blinda dhe keta thon do bejn polici kur skan byth tu heqin blindat

    • O ajar: 28/08/2024 18:13

      Grupi I Kurjanit vlla me baze ne sarande

    • Ajar: 28/08/2024 17:56

      @memaliaj kush eshte grupi nga fieri qe Kane konflikt kte kalemajt?

    • Memaliaj: 28/08/2024 16:49

      Clidhje ka renatua me muabetin e ketyre o budalla, mos ngaterro kekun me byrekun. Si do futet renatua ne konflikt pa lidhje . Nuk I leverdis renatos te ket perballje me fjeraket kot se koti, ai dhe ato kishte I ka mbyllyr edhe del hapur fare mes qyteti

  • Real: 28/08/2024 14:44

    Konfiskojini pasurine Tik Kalemit se e ka me droge, vrasje dhe prostitucion. Konfiskoni pasurine e Sadilajt qe u vra dhe nuk do degjoni me per banden e shpartalluar Kalemi. Ketij Bodes rripjani dhe lekuren se eshte vrases i lig. Por, mos te lihet pa ndeshkuar edhe pala kundershtare, konfiskim cdo qindarke dhe atyre dhe denim maksimal per cdo vrasje te bere. Duhen bere shembull keto dy banda fshataresh vrases.

    Përgjigju
  • ligji: 28/08/2024 12:31

    Ne memaliaj ka edhe grupe te tjera kriminale qe veprojne atje, nje nder eshte edhe familja mafioze Barjami (Hetem Barjami)te perfshire ne aktivitetin kriminal te pastrimit te parave te pista sic jane disa rezorte te njohura si vila Sofia 1 dhe 2 si dhe aktivitete te tjera kriminale. Familja mafioze Barjami jane te lidhur me disa drejtues te partis socialiste dhe ne vecanti me Toni Gogu i cili edhe lobon per bizneset kriminale te familjes mafioze Barjami!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?