Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë një deklarate për mediat bëri me dije se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës që shkaktoi vdekjen e policit të Kosovës. Në kontrollin që u është bërë automjeteve, është gjetur një leje arme e lëshuar në emrin e Radojiçiç nga autoritetet serbe.
‘Në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës të personit, Milan Radojiçiç, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe, njëherazi i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Republikën e Kosovës. Janë gjetur dhe disa dokumente të automjeteve, shumica prej të cilave janë me targa të regjistrimit nga Serbia, ndërsa në brendësi të automjeteve janë gjetur dhe disa dokumente identifikimi dhe patenta të personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit terrorist dhe që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj ekipit të policisë së Kosovës. Gjatë verifikimit fillestar të këtyre dokumenteve, në mesin e tyre figurojnë dhe persona që janë pjesëtarë të organizatës terroriste, së paku 5 persona duke përfshirë dhe persona me të shkuar kriminale. Gjatë ekzaminimeve fillestare janë sekuestruar armët, municione, mjete shpërthyese dhe sende të tjera.’- u shpreh Hoxha.
Lajmi kryesor:
Përplasjet në veri të Kosovës, Sveçla: 6 terroristë po mjekohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë! Radoiçiç i lidhur me sulmin ndaj policisë! Sulmuesit pjesë "Mbrojtja Civile" e "Brigada e Veriut"
M.Q./ReportTv.al