Prokuroria e Korçës ka deklaruar se lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë 42 vjeçari Egli Proga në Pogradec, më 10 gusht, ka pasur ndërhyrje në kamerat e sigurisë.
Sipas informacioneve të Report Tv, po punohet për të rikthyer pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë në ambjentet e brendshme të lokalit.
Sipas burimeve paraprake, po ashtu po vijon puna në laborator për të rikthyer edhe filmimet e plota të kamerës së sigurisë të cilat kanë filmuar momentin e ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, rikthehen në burg 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Prokuroria: Ndërhynë për të fshirë kamerat e lokalit
S.B/ReportTv.al