Vrasja e Egli Progës, pamjet e kamerave të lokalit u fshinë me virus! Prokuroria merr program bullgar për rikuperim! Përftohen disa imazhe

12 Tetor, 15:30| Përditesimi: 12 Tetor, 16:23

  • Share

Korçe - Ka marrë një tjetër zhvillim hetimi për ngjarjen e rëndë të 10 gushtit në Pogradec, ku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve.

Burimet thanë për Report tv se janë rikuperuar një pjesë e pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja dhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe klientet Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik.

Prokuroria e Korçes ka marrë një progam të sofistikuar në Bullgari dhe deri më tani ka kryer rikuperimin e një pjese të pamjeve të kamerave. Sipas burimeve, shihet momenti para dhe pas vrasjes së 42-vjecarit dhe të gjitha lëvizjet e autorit dhe dëshmitarëve.

Grupi hetimor me ekspetët më të mirë të IT-së është në proces të rikuperimit të momentit të vrasjes, orës e datës së saktë, çka përbën gurin e themelit në hetim.

Nisur nga këto zhvillime prokuroria ka rikthyer në qeli të tre dëshmitarët, Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët më herët ishin lënë me masë sigurie detyrim paraqitje. Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre personat që panë skenën e krimit dhe u përpoqën të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke dyshuar se kanë qenë ata që kanë fshirë kamerat e sigurisë.

Vendimi i gjykatës është zbatuar nga policia, e cila ka arrestuar mengjesin e së shtunës tre personat. Sic shihet në këto foto të siguruara nga Report tv, Leonidha Guce dhe Voltan Shkullaku ndihmojnë në transportimin e viktimës në ambulancë.

Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak te vdekjes së Proges hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor. Policia e Pogradecit e arrestoi pas ngjarjes autorin Denis Meçe, me akuzën e vrasjes me dashje, por prokororja tashmë e larguar, Vasjana Postoli lehtësoi akuzën nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Krimi tronditës solli reagimin e opinionit publik dhe përplasjen e insitucioneve Polici-Prokurori.

Ndërsa familjarët protestuan duke kërkuar drejtësi për të afërmin e tyre që u vra pa shkak! Tashmë hetimet po i kryen drejtuesja e Prokurorsë së Korçës Dhorina Theodhori, e cila ka siguruar prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motive të krimit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?