Kronikë
Politikë
Top 24

Vrasja e ekstremistit, Shpëtim Idrizi: Varrezat e Ushtarëve Grekë, arsye pelegrinazhi për ta

29 Tetor 2018, 14:19| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 15:23

  • Share

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për shtyp ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Në deklaratën e tij, Idrizi është shprehur se për këto arsye, ai dhe partia e tij kanë kundërshtuar ngritjen e Varrezve të Ushtarëve Grekë pasi sipas tij, ato vende janë një arsye pelegrinazhi për qarqet ekstremiste Greke të Vorio-Epirit.

Do të mjaftonte ngritja e një memoriali dhe dërgimi i të rënëve pranë familjeve të tyre në Greqi dhe jo ngritja e fantazmave të Vorio-Epirit. Festa e Greqisë mund të festohet në Greqi, e jo me ekstremistë të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues grekë dhe që lëvizin të lirë, duke rrezikuar integritetin tonë.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së

Më tej, Idrizi u shpreh se kishte dy pyetje publike për Ministrinë e Brendshme dhe SHISH.

1. A janë ndaluar në datën 25 Tetor nga policia e Shtetit, në pikën kufitare të Kakvijës, anëtarët e bandës së Vorio–Epirit, shtetasit Grekë, Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopulos për 4 orë?

2. A janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e Konsullit Grekë të Gjirokastrës?

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së

Në fund, Idrizi i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme që të kërkojë urgjentisht nga autoritetet greke shpjegime edhe për skandalin e fondeve sekrete.

Ministria e Jashtme të kërkojë llogari për financimet sekrete të Ministrisë së Jashtme, standart që nuk ekziston në diplomacinë perëndimore e të vendeve të NATOS.PDIU do të kërkoj zyrtarisht që Prokuroria të hapë hetimet për fondet sekrete Greke, për të cilën po bëjmë gati denoncimin tonë.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?