Fadil Kasemi

Kronikë

Vrasja e gjykatëses/ Rrëzohet kërkesa e Kasemit për gjykim të shkurtuar, zbulohet prapaskena e arrestimit

13 Korrik 2018, 12:46| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 13:44

  • Share

TIRANE-Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqi për Fadil Kasemin, i cili vrau gruan, gjyqtaren Fildeze Hafizi me armë zjarri për shkak të konfliktit për divorcin.

Avokati i Kasemit, Ilia Ilia kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa gjykata e rrwzoi. Kjo ishte hera e  dytë që Kasemi bënte një kërkesë të tillë, pasi herën e parë iu refuzua.

Nëse do të pranohej kërkesa atëherë ai do të shmangte burgun për jetë. Por me ndryshimet e fundit, krimi në familjet përjashtohet nga gjykimi i shkurtuar.

Gjithashtu gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thotë se Fadil Kasemin një vit më parë nuk e arrestoi policia, por e dorëzoi Klodian Tafa, personi që mori peng.

Sipas prokurorisë pas krimit për t’u largua nga vendi i ngjarjes, Kasemi e mori peng duke e kërcënuar me armë në makinë, por Tafa e gënjeu duke e dorëzuar në komisariatin e policisë.

Komento

Komente

  • Joy: 13/07/2018 13:05

    Hiqeni ligjin per gjykim te shkurtuar eshte nje turp i drejtesise. Cfare gjykimi i shkurtuar per kete monster.....e kane pare te gjithe kur e masakroi gruan gjore. Plehre te denofte zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?