Vrasja e gjyqtares Hafizi, i shoqi vrasës flet në Gjykatë: Ja sa kam paguar për të

1 Nëntor 2018, 13:38| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 15:10

  • Share

TIRANE- Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca në ngarkim të Fadil Kasemit, njeriut që vrau gruan e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, në gusht të vitit 2017.

Në seancën e sotme, gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, raporton se seanca është zhvilluar me dyer të hapura, dhe të pranishëm kanë qenë familjarë të gjyqtares së vrarë dhe të autorit.

Gjykata me kërkesën e të pandehurit, më pas ka vendosur të nxjerrë të gjithë të pranishmit jashtë, sepse Kasemi ka kërkuar të tregojë 4 elementë të jetës së tyre në çift, të cilat Kasemi i ka cilësuar si intime.

Për shkollën e magjistraturës e kam financuar unë edhe pse e kam bërë në një mënyrë jo të ndershme dhe jo ligjore. Deri para magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte si do fëmijët, më thoshte që kaq të urtë jeni si vëllezër të gjithë, ke ndonjë armë të fshehur diku.

Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vehte. U kam paguar qeranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën. Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë.

Më tha që do dal me një shoqe se më ka blere nje shall,por unë i thashë mos është gjë lesbike shoqja. Më 2 mars 2015 më tha do iki tek babai duke më thënë çfarë do bëjmë se kështu nuk shtyhet. U zgjuan fëmijët dhe unë ika. E mora në telefon dhe i thashë prit të vij. Ajo kishte marrë një person dhe filloi të nxirrte rrobat jashtë duke më thënë se do iki tek babai. Fejesën e Fildezes me mua e kam financuar unë.

Financimin e saj dhe emërimin në punë si edukatore dhe si drejtoreshë kopshti e kam financuar unë.

Fadil Kasemi, burri që vrau Fildez Hafizin

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Menjëherë pas arrestimit, Kasemi e pranoi krimin, ndërsa dy fëmijët e çiftit kanë dëshmuar për herë të parë për ngjarjen më 4 tetor të këtij viti.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lethë, por jo për tentativë vrasje. 

Fadil Kasemi e pranoi krimin në gjykatë, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më babain e tij. Ngjarja tregoi edhe një herë mosfunskionimin e sistemit të drejtësisë, duke filluar nga Policia, prokuroria dhe Gjykatat.

Komento

Komente

  • Anton: 03/11/2018 12:22

    E besoj plotesisht kete burre Femra shqipkare sa ta marre pak veten,gjeja me e pare qe do ne kete jete eshte ti shkaterroje jeten burrit te vet Sidomos kur e merr nga fshati dhe pa breke ne bythe

    Përgjigju
  • rte: 02/11/2018 08:33

    Edhe sikur ti kete shkaterruar jeten sic pretendon cfare zgjidhi duke e vrare? LA femijet pa nene dhe humbi dhe femijet? Ndaje dhe aq. Inatet jane subjective pastaj jo e rrita jo keshtu e ashtu mendatlitet oriental

    Përgjigju
  • Demokrati: 02/11/2018 04:19

    I ka ba hakun .Kjo femer e ka poshteru aq poshte jeten familjare .Kjo e ka shfrytezu per te bere kariere te behej pseudoghykatese me lek dhe ai verberishte besoj nga dashuria nga e ardhmja e femijeve .I ka be hakun .Kjo forme pune me neto femra po del ne mode dhe shkaterojne jeten e te tjereve .Me vjen keq per Fadilin se i dhkateroi jeten dhe e ndau nga femijet po asaj i ka bo hakun .

    Përgjigju
  • Lyli: 01/11/2018 18:22

    Ndoshta ajo mund te ket shum faje, po jo te arrinte ne krim, dhe ca fitoj, nje humbje per gjith jeten e vet sikurse dhe femijet. Nje ndarje te shpejt she gjithvka ecte zar

    Përgjigju
  • One: 01/11/2018 16:33

    Ju te gjithe ketu qe komentoni bravo ju qofte se po gjykoni nje njeri mbi bazen e deshmise se nje krimineli qe tentoi te hiqej si i cmendur per te ulur denimin. Ky njeri dukshem ka probleme te renda se as per femijet e tij nuk pyeti se i tmerroi dhe i la pa prinder. Akti i tij nuk ishte ne gjaknxehtesi po ishte e perseritur dhe e miremenduar. Imagjino si mund te jete sjelle me ate te shkreten duke qene posesiv dhe i dhunshem. Sa per ndershmerine dhe moralin dukeni nga etiketimet pa fre qe beni si oriental te vertete.

    Përgjigju
  • Vlorë: 01/11/2018 15:28

    Mjafton mbyllja e telefonit, pergjigjet prej mosmirënjohëse, dhe fjala do dal me një shoqe se më ka blerë një shkallë,mbi familjen dhe burrin nuk ka shoqëri dhe asgjë tjetër. Më vjen keq se i shkatërroj jetën këtij. Duhet tja kishte bër mënyrë tjetër,që mos të hante ky burgun tani.

    Përgjigju
  • erma: 01/11/2018 15:21

    ku eshte prokuroria te hetoje se si meret magjistratura nga keta bastarde qe e ropen ket popull!!!

    Përgjigju
  • Loni: 01/11/2018 14:44

    Ndoshta ka dhe ky personi fajet e veta per mardhenjen, por dhe kjo mosmirnjohja femerore qe bejn si te shkatha mbasi kan kaluar veshtirsite me financimin e burrit dhe te tregojn ligjet nuk durohet.

    Përgjigju
  • LORA: 01/11/2018 14:06

    Jam e sigurt qe Fadil Kasemi eshte poshteruar aq ekstremisht nga gruaja e tij ,,,, saqe e yshti vete dhe e shndroi nje burre normal ne nje kriminel. Keqardhje qe ky burre humbi edhe femijet e tij. Gruaja e lige te shkaterron.

    Përgjigju
    • Enea: 01/11/2018 21:21

      Kur dikush te poshteron shume thjesht lirohesh nga martesa dhe shikon jeten tende. Kjo nuk mund te justifikoje ne asnje menyre vrasjen. Aq me pak te justifikoje kriminelin. Personi ne fjale permend vazhdimisht financat dhe financimet por te jep pershtypjen e nje standardi normal qe fatkeqesisht ekziston ne Shqiperi: financon gruan dhe e trajton si objekt qe e zoteron dhe kur cuditesh si ky objekti qenka sibjekt ti thjesht i jep vetes te drejte ta asgjesosh, pra i bie shkurt e vret. Marredheniet jane komplekse nuk eshte vetem financa ne mes, ka dhe faktore te tjere qe e tejkalojne vleren e saj. Ndaj vrasesit nuk justifikohen se marrja e jetes nuk kthehet me, ndersa poshterimi (qe e shohim te njeanshem pasi viktima fatkeqesisht se ka lluksin e vrasesit pra s ka mundesi te na e thote poshterimin qe ajo ndjente) kurohet si personalisht por edhe me ndihmen e nje psikologu. Keshtu qe kujdes kur mbroni te pambrojtshmen!

  • erma: 01/11/2018 13:59

    HA HAAAAAAAA MAGJISTRATURA KETYRE QE FRYEHEN SI GJELA SIKUR C KANE BERE...DHENE PARA, MARE DIPLOME!!! E MEGJITHATE S KE ASNNJE JUSTIFIKIM PER C KA KE BERE!!!

    Përgjigju
    • Emer: 01/11/2018 16:03

      Mos gjyko pa ditur te verteten. dhe sic po gjykon, te gjykofshin edhe ty, kushdo qofsh...

  • erma: 01/11/2018 13:58

    HA HAAAAAAAA MAGJISTRATURA KETYRE QE FRYEHEN SI GJELA SIKUR C KANE BERE...DHENE PARA, MARE DIPLOME!!! E MEGJITHATE S KE ASNNJE JUSTIFIKIM PER C KA KE BERE!!!

    Përgjigju
  • Phyy teee: 01/11/2018 13:49

    Shenim per veten: mos mer maloke na fshati per nuse

    Përgjigju
    • Hderi: 01/11/2018 15:41

      Tgjitha pornostare ne perspektive jane

    • Fraiku: 01/11/2018 14:24

      Prape se kuptoj perse e vrau? E paska blere dmth? Cfare jane keto kafsheri!

    • Ops: 01/11/2018 14:14

      I madh , e ka marr cope cope e dim te gjithe e beri rob dhe ajo u be kurve, por ama vrasja nuk justifikohet , duhet te denuar per kete te tjerat turp ti vij kurves dhe ne varr

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?