Ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit, tre të arrestuarit për vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja do të dalin për masë sigurie.
Seanca do të mbahet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës dhe do të jetë nën masa të forta sigurie.
Vetë gjykata njofton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të marrin pjesë vetëm palët e përfshira.
Edhe për mediat pjesëmarrja është e ndaluar në ambientet e gjykatës.
Për masë sigurie do të dalin autorin Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja privat i sigurisë Banush Koxhaj, të cilët u arrestuan ditën e ngjarjes (6 tetor).
Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, në datën 09.10.2025 ora 08:00, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vleftësimin e arrestitimit si dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim E.Sh., Gj.Sh. dhe B.K..
Ju bëj me dije se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku në seancë do të marrin pjesë vetëm palët ndërgjyqëse.
Është e ndaluar pjesëmarrja e kamerave apo gazetarëve në ambjentet e Gjykatës.
Faleminderit
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria 3 akuza ndaj autorit Elvis Shkambi: Xhaxhai nxiti nipin për ekzekutimin e palëve ndërgjyqëse! Nesër masa e sigurisë
V.GJ /ReportTv.al
