Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Fatjon Softa për Report Tv: Të hetohen elementet e sigurisë në gjykatë! Policia e Shtetit të ruajë institucionet me rëndësi (VIDEO)

6 Tetor, 18:06| Përditesimi: 6 Tetor, 20:08

  • Share

Pas ngjarjes së rëndë ku sot u vra në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, për Ekspertin e Sigurisë Fatjon Softa, duhet që të nis hetimi lidhur me elementet e sigurisë në gjykatë.

Softa tha se duhet që të ketë edhe një kontroll mbi protokollet e sigurisë.

‘Të gjitha institucionet janë të sigurta, kur testohen ne kuptojmë se nuk është kështu edhe ky është një tregues. Duhet që të nis një hetim lidhur me elementet e sigurisë. Si ka mundësi që të hyjnë në gjykatë me armë një person? Por nuk është vetëm arma e zjarrit, por edhe sende të tjera të ndaluara lëngje apo acide, apo armë të ftohta, pra këto janë të rrezikshme që duhet që të ndalohen që të futen në sallën e një gjykatë. Elementet e sigurisë duhet që të jenë më të intesifikuar. Po të shohim siguria ka protokoll dhe fakti që ka hyrë me armë tregon se filtrat s’kanë funksionuar.

Ka protokoll, madje dhe dhomat e këshillimit duhet që të kenë dalje emergjente dhe prezenca e punonjësit e policisë, ku ka çështje me problematika mbi këtë bazë vendoset edhe numri i punonjësve të policisë që duhet që të jenë në sallën e gjyqit. Ky akt mund të nxis edhe akte të tjera, sespe tani sa herë që ka padrejtësi mund të qëllohet me armë. SPAK duhet që të hetojë edhe elementet e sigurisë në gjykatë, dhe të nis procedim. Mendoj se pas kësaj do ketë solidaritet për të rritur masat e sigurisë, duhet që të kontrollohen protokollet e sigurisë’, tha ai.

Softa tha se, duhet që të hetohet se si ka hyrë autori në sallën e gjyqit me armë.

‘Është e rëndësishme sepse sot është vrarë drejtësia. U vra në krye të detyrës dhe në vendin e punës, duhet që të hetohet se di ka hyrë ai person, a ka funksinuar skaneri. Mund të kishim edhe gjyqtar të tjerë aqë mund të ishin qëlluar ose ti drejtohej arma edhe punonjësit të policisë’, tha ai.

Sipas tij, duhet që në ruajtjen e institucioneve me rëndësi në vend të rikthehet Policia e Shtetit.

‘Edhe reagimi i Policisë nuk duhet që të ishte ai sepse shkuan dhe hynë direkt, duhet që të rrethohej vendi dhe të hynin vetëm disa policë, sepse autori mund të qëllonte edhe drejt forcave të policisë. Unë mendoj se duhet që të rikthehet Policia e Shteti për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?