Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kikia: S'është zgjidhje forcimi i Kodit Penal! Kthupi: Kontrolli në gjykata i dobët! Gazetarja: Apeli nuk plotëson asnjë kusht sigurie (VIDEO)

6 Tetor, 22:20| Përditesimi: 6 Tetor, 22:39

  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pasditen e sotme, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri, nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore për çështje pronash.

Lidhur me këtë, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, analisti dhe gazetari Mentor Kikia tha se nuk është zgjidhje forcimi i Kodit Penal.

Ai tha se në opinionin e qytetarëve është krijuar ideja se ata që punojnë në sistemin e drejtësisë janë të korruptuar.

‘Ka një dalldi të qytetarëve që buronin nga ky perceptimi se të gjithë ata që punojnë në drejtësi janë të korruptuar. Sepse nëse dikush kundërshton vendimin e një gjykatësi mendojnë se ja ka dhënë në mënyrë të padrejtë. Nuk mendoj se zgjidhet me shtrëngimin e Kodit Penale. Ai e kishte ndarë mendjen do të vras gjykatësin dhe dorëzoi pistoletën. Forcoje sa të duash Kodin Penal nuk është kjo ai se bëri këtë sepse vepra dënohet pak dhe po ta dinte se dënohet më shumë nuk do ta bënte këtë. Si Skerdilajd Konomi dhe ky sot janë viktima të çështjeve të pronave. Është një çështje që nuk zgjidhet as me një të rënë të çekiçit as me një status’, tha ai.

Analisti Rezart Kthupi, tha se kjo gjykatë nuk ka numrin e duhur të gjyqtarëve për të shqyrtuar çështjet. Ai tha se një trup në Apel gjykon 9 çështje në ditë që është një numër i lartë.

‘Gjykata e posaçme ka kontroll strikt duhet që të kontrollosh cantën dhe fizikisht. Në gjykatat e tjera kontrolli është i dobët. Ti kalon tek dera po nëse e njeh atë, ai thotë kalo se të njoh. Nuk ka një procedurë strikte. Mund edhe ta ketë anashkaluar pajisjen dhe të jetë futur me pistoletë. Është e vetmja gjykatë Apeli në vend dhe duhet që të ketë 70 gjyqtarë dhe ka 30. Nuk është faji i tyre, një gjykatës gjykon 9 çështje në ditë’, tha ai.

Gazetarja Keti Banushi, tha se në gjykata ka dedektor, por ende nuk dihet se si 30- vjeçari e ka futur atë në gjykatë. Banushi deklaroi se Gjykata e Apelit nuk plotëson asnjë kusht sigurie.

‘Ka dedektor në gjykata, por në Apel mesa duket nuk ka funksionuar. Në Apel janë të pakta sallat e gjyqeve dhe atje përplasen qytetarët nga të gjitha rrethet. Ka mbi 30 mijë çështje të pashqyrtuera. Xhaxhai i autorit të ngjarjes ka kundërshtuar në Apel një vendim për një pronë në Shkodër. Gjyqtari ka vendosur në favor të palës kundërshtare dhe në këtë moment autori ka nxjerr pistoletën mbi gjyqtarin dhe ata që ishin në seancë, madje edhe ndaj sekretares së seancës, por nuk e ka qëlluar. Ka dedektor në këtë gjykatë dhe se dimë se si ka mundur që të fus pistoletën brenda në gjykatë’, tha ajo.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?