Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshjte për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ditën e hënë.
Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu me integritet sistemit të drejtësisë.
“Pas konsultimit me grupet parlamentare, vrasja të hënën e gjyqtari Astrit Kalaja , i cili humbi jetën tragjikisht në Gjykatën e Apelit. Vrasja e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga të gjithë në vendin tonë. Gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim dhe integritet. Në shenjë respekti, të mbajmë një minutë heshtje", tha Peleshi.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjyqtarit/ PD në Kuvend: Të dorëhiqet ministrja e Brendshme! Koçiu: Ju i linçoni gjyqtarët! Lamallari: Turp, po bëni politikë
A.D/r.k./ReportTv.al