Deputetja e PD-së Jozefina Topalli e ka konsideruar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si goditje ndaj shtetit. Sipas saj, se me vrasjen e gjyqtarit, është vrarë iluzioni se në vendin tonë ka shtet. Ndërsa po ashtu theksoi, se nëse nuk reflektojmë, ky vend do shkojë në humnerë.
“E filluat seancën plenare me një minutë heshtje, është minimalja që bëtë. Mendoj se vrasja e gjyqtarët në zyrën e tij është e paprecedentë. As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjyqtarë në zyrën e tij, kur ka lexuar vendimin. As mafia italiane nuk e ka bërë. Minimumi që ne mund të bëjmë ne si Parlament, është që të fillojmë një moment reflektimi kombëtar. Relativizmi që kërkojnë t’i bëjnë kësaj vrasje, është alarm i madh për të gjithë, por edhe të gjithë shtetin. Por në një vend që ka ministria dhe nuk ka shtet, ka ligje dhe nuk ka drejtësi, në një vend ku presidenti nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetutës, çfarë emri t’i vëmë?
Me vrasjen e gjyqtarit, në vendin tonë është vrarë iluzioni se në këtë vend ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do shkojë në humnerë”, u shpreh Topalli.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjyqtarit/ PD në Kuvend: Të dorëhiqet ministrja e Brendshme! Koçiu: Ju i linçoni gjyqtarët! Lamallari: Turp, po bëni politikë
A.D/r.k./ReportTv.al