Kujtim Ibra, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka deklaruar se Elvis Shkambi ka pasur armë pasi ka punuar si punonjës sigurie në disa institucione. Në cilat institucione nuk dihet, por duhet theksuar se arma e tij ishte pa leje.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbtim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjyqtarit/ Lihet në qeli autori dhe xhaxhai, kërkojnë falje! Edhe roja i sigurisë së Apelit në burg: Isha sëmurë
SI.E./r.k./ReportTv.al