TIRANË- Elvis dhe Gjon Shkambi, xhaxha e nip, i pari ekzekutues i gjyqtarit Astrit Kalaja dhe i dyti nxitës i tentativës për të vrarë palën kundërshtare brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, kërkuan falje publike.
Në seancën e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, në të cilën gjyqtarja Marinela Osmani, pranoi kërkesën e kryeprokurorit të Tiranës, Arens Çela, për “arrest në burg”, xhaxha e nip argumentuan gjatë se ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e tronditjes së rëndë psikike.
Burime brenda seancës që u zhvillua prej orës 08:00 të mëngjesit, me dyer të mbyllura, i thanë Report Tv se këtë dëshmi dy të akuzuarit e mbështesin mbi kalvarin e gjatë të proceseve gjyqësore.
“U kërkoj falje publike familjarëve të gjyqtarit Kalaja. Ngjarja erdhi si pasojë e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve që kemi pasur prej viteve për pronën tonë në Shkodër. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, ka dëshmuar ai.
Për 30-vjeçarin Shkambi rëndojnë 3 akuza, vrasje e funksionarëve publikë, armëmbajtje pa leje si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër palëve ndërgjygjësuese kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Për nxitjen e kësaj të fundit akuzohet xhaxhai i tij 56-vjeçar, Gjon Shkambi. Mbrojtësi i të dyve, Kujtim Ibra, foli për pretendimet e Klevis Shkambit për armën pa leje.
“Arma nuk ka qenë me leje, por Shkambi pretendon se ka punuar në disa institucione të sigurisë. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbatim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.
Në burg gjykata la edhe punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koçaj, 63 vjeç, në akuzë për shpërdorim detyre, pasi nuk kontrolloi xhaxha e nip gjatë momenteve që hynë në gjykatë. Pretendimi i tij ishte i njëjtë me deklarimet para hetuesve, menjëherë pas shoqërimit në polici,
“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, ka dëshmuar ai.
Gjatë zhvillimit të seancës, në gjykatë u shtuan forcat e policisë në hyrje të godinës.
Prokuroria e Tiranës ka dyshime që Gjon Shkambi ka pasur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, Ragip e Ervis Kurta, të cilët jetojnë në pronën e pretenduar prej tij në Shkodër, dhe mbetën të plagosur brenda në sallën e gjyqit. Shkambi, referuar pamjeve filmike të seancës, nuk merr asnjë veprim për të penguar nipin e tij kur nxjerr armën, ndërsa indicie po merren edhe kërcënimet e tij publike në media. Për të provuar se mes tyre ka bashkëpunim dhe ngjarja ishte planifikuar, hetuesit pritet të ekspertojnë aparatet celularë, për të parë nëse përmes mesazhe apo bisedave mes tyre, gjenden prova të thurjes së planit për të qëlluar brenda gjykatës.
Kujtim Ibra, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka deklaruar se Elvis Shkambi ka pasur armë pasi ka punuar si punonjës sigurie në disa institucione. Në cilat institucione nuk dihet, por duhet theksuar se arma e tij ishte pa leje.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbtim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.
Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pas vrasjes në sallë të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, është lënë në burg. Mësohet se ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë i sëmurë, pasi vuan nga diabeti. Para se autori, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij të kalonin në detektorin metalik, ai ka deklaruar se ka njoftuar kancelarin se nuk ndihej mirë dhe pas 1 ore është larguar.
“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, tha ai.
Komente

Dorezo librezen e shendetit ne pune mos mbani te semurin roje private ne pune , me diabet
PërgjigjuSa keq po me vjen per keta njerez. Sa kane vuajtur per te drejten e tyre neper gjygje, per te drejten me themelore pronen. Dorehiquni te gjithe qe nga kryeministri deri dek polici i thjeshte. I cuat njerzit te bejne vetgjygjesi. Ngushellime familjes se gjyqtarit
Përgjigju40 vjet vrasesit, 20 vjet xhaxhit per nxitje, 10 vjet rojes per pertaceri ne berien e detyres. Te tre sdalin me.
PërgjigjuEDHE te vrasin edhe kerkojne falje...maloke te qelbur....rrace e poshter....asnje meshire per keta kriminele me tapi fallco...maloku na u be pronar ne shkoder....ne godina te ndertuara nga shteti.....se po te ishin godina te ndertuara nga farefisi i tyre ndryshon puna....por ato i ka bere shteti....
PërgjigjuHajde avokat hajde ! E ka pase pa leje se ka qene ne pune neper institucione!!! A e kupton se ca thu apo vk meqe i ke malsoret e tu po ben gjoja Deri te falja ishe ok.. po burgun ky i shkreti qe e shkrepi E ka marre perjete nga sedra e poshter, Se se mori axha 100 vjec, shkon e merr persiper nipi ne lule te rinise
Përgjigju