Kronikë

Vrasja e gjyqtarit/ Roja i sigurisë së Apelit: Isha sëmurë, para se autori të kalonte në skaner njoftova kancelarin se nuk ndihesha mirë

9 Tetor, 09:48| Përditesimi: 9 Tetor, 09:49

  • Share

1759850824_gjykata.png

Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pas vrasjes në sallë të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, është lënë në burg. Mësohet se ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë i sëmurë, pasi vuan nga diabeti. Para se autori, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij të kalonin në detektorin metalik, ai ka deklaruar se ka njoftuar kancelarin se nuk ndihej mirë dhe pas 1 ore është larguar.

“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Vrasja e gjyqtarit/ Lihet në qeli autori dhe xhaxhai, kërkojnë falje! Edhe roja i sigurisë së Apelit në burg: Isha sëmurë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?