Report Tv ka zbuluar lidhjen e ortakërisë mes biznesmenit italian Edoardo Sarchi që u vra më 27 shtator në Tepelenë, dhe familjes Braçi. Report Tv ka mësuar se bashkëshortja e Sarchit, Majlinda Taga ka 50% të aksioneve në biznesin Salaria Gaz, ndërsa 50% të aksioneve i ka Gazmend Braçi, djali i Eqerem Braçit. Të dy , bashkë me djalin tjetër, Daniel, e kishin ftuar italianin në shtëpinë e tyre në Salari të Tepelenës dhe dyshohet se kishin dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur italiani u gjet i pajetë në rrugë.
Majlinda Taga rezulton edhe financiere në fabrikën "Tegola Edilcentro", e cila prej 2023 administrohet nga Sarchi. Mësohet se Taga ia ka blerë Braçit 50% të aksioneve në vitin 2024, pra një vit më parë, me një vlerë prej 500 euro.
Kliko këtu për të lexuar kontratën shitjes së aksioneve te Majlinda Taga
Kliko këtu për të lexuar të dhenat e kompanisë 'SALARIA GAZ'
Lajmi kryesor:
Misteri i vrasjes së italianit, burime: U qëllua me një plumb në këmbë, jo me çifte! Gruaja e tij ortake me Braçët te ‘Salaria Gaz’
SI.E./ReportTv.al