Vrasja e Liridonës, avokati: Ja çfarë u tha Naim Murseli fëmijëve në makinë! Shkaku i krimit mund të mos zbulohet kurrë

11 Dhjetor 2023, 21:42| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 06:53

  • Share

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.

Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, diskutuan mbi shkaqet që mund të kenë sjellë krimin makabër.

Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një lidhje skype nga Kosova tha se motivi i një vrasje të tillë ka qenë i mundur të mësohet në ditët e para të arrestimit të Naim Murselit. Ndërsa sa i takon detajeve nga grabitja, Gashi tha se me 2 fëmijët e tij që ishin në makinë, Naim Murseli ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe të miturit kanë menduar se mamaja e tyre kishte mbetur e bllokuar në mjet dhe kishin dalë pa e ditur çfarë po ndodhte.

“Me fëmijët ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe kanë dalë nga makina. Ata kanë dalë nga makina pa e ditur se cfarë po ndodhte. Ata kanë menduar se mamaja e tyre ka mbetur në makinë. Naimi që e drejtonte makinën, ka dalë nga mjeti dhe e ka lënë Liridonën aty.  Është parë se është vrasje e porositur dhe prokuroria ka pasur indicie që tregonin se Naimi ishte i përfshirë”- tha Gashi.

Sa i takon rrezikut për vetëgjyqësi mes familjeve, avokati u shpreh se nuk beson se mund të ketë një rrezik të tillë pasi familja e Liridonës ka deklaruar se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë.

Ndërsa sociologu, Gëzim Tushi e cilësoi ngjarjen si një "krim të përbindshëm" duke dhënë edhe shifra trishtuese sa i takon vrasjeve të grave në rajonin e Ballkanit dhe Shqipëri, Ai tha se 90% e vrasjeve të grave ndodhin në familje, aty ku ato ndihen më të sigurta se kudo tjetër dhe e cilësoi këtë si një "turp social" për shoqërinë shqiptare. 

Ora 21:57
Vrasja e Liridonës, sociologu: Krim i përbindshëm! Turp social për shoqërinë shqiptare, gratë po vriten aty ku ndihen më të sigurta

 

Sociologu, Gëzim Tushi e konsideroi si një krim të përbindshëm vrasjen e Liridona Murselit në Kosovë. Nëpërmjet një lidhje “skype” për emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv tha se kjo vrasje është rast unikal në shoqërinë shqiptare për shkak të mënyrës sesi është kryer.

“Ky krim i përbindshëm është format e kriminalitetit që e plotëson kuadrin e përbindshëm.  Ky krim strategjik i gjakftohtë i realizuar me mercenarë, është nga rastet e rralla. Është unikal në arkivën e vrasjeve të ndodhura në shoqërinë shqiptare”- tha Tushi.

Duke përmendur shifra për vrasjet e grave në rajonin e Ballkanit dhe Shqipëri, Tushi tha se është një turp social që 90% e grave vriten në familje, aty ku ndihen më të sigurta.

“Nëse në vendet europiane ndodh një krim për 100 mijë banorë, në ballkan ndodhin 10 për 100 mijë banorë. Për fat të keq gratë shqiptare vriten në institucionin më të lartë të sigurisë. 90% e vrasjes së grave shqiptare, bëhen në familje, aty ku duhet ta ndjejnë veten të sigurta. Është një turp social për shoqërinë shqiptare që ka këtë nivel vrasjesh të grave”- u shpreh sociologu.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 12/12/2023 10:43

    Kjo ndodhe ne nji sistem demokratik te qelbur,por kjo nuk dote ndodhte ne kohen e ENVER HOXHES se ai dota varoste vrasesin te gjalle.

    Përgjigju
  • Alb: 12/12/2023 10:33

    Ku ka turp socjal shoqerija shqiptare, 50 mije vajza shqiptare u mashtruan dhe u shiten per prosituta neper europe ne 34 vitet e funite????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?