Vrasja e Liridonës, sociologu: Krim i përbindshëm! Turp social për shoqërinë shqiptare, gratë po vriten aty ku ndihen më të sigurta

11 Dhjetor 2023, 21:57| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 22:12

  • Share

 

Sociologu, Gëzim Tushi e konsideroi si një krim të përbindshëm vrasjen e Liridona Murselit në Kosovë. Nëpërmjet një lidhje “skype” për emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv tha se kjo vrasje është rast unikal në shoqërinë shqiptare për shkak të mënyrës sesi është kryer.

“Ky krim i përbindshëm është format e kriminalitetit që e plotëson kuadrin e përbindshëm.  Ky krim strategjik i gjakftohtë i realizuar me mercenarë, është nga rastet e rralla. Është unikal në arkivën e vrasjeve të ndodhura në shoqërinë shqiptare”- tha Tushi.

Duke përmendur shifra për vrasjet e grave në rajonin e Ballkanit dhe Shqipëri, Tushi tha se është një turp social që 90% e grave vriten në familje, aty ku ndihen më të sigurta.

“Nëse në vendet europiane ndodh një krim për 100 mijë banorë, në ballkan ndodhin 10 për 100 mijë banorë. Për fat të keq gratë shqiptare vriten në institucionin më të lartë të sigurisë. 90% e vrasjes së grave shqiptare, bëhen në familje, aty ku duhet ta ndjejnë veten të sigurta. Është një turp social për shoqërinë shqiptare që ka këtë nivel vrasjesh të grave”- u shpreh sociologu.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Liridonës, avokati: Ja çfarë u tha Naim Murseli fëmijëve në makinë! Shkaku i krimit mund të mos zbulohet kurrë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?