Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi: S'kemi lidhje me ngjarjen! Makina e autorëve me targa false

27 Shtator 2023, 09:23| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 21:35

  • Share

LEZHË- Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi paraditen e 26 shtatorit 2023 në Rrëshen, ku nga të shtënat mbeten të plagosur dhe 3 persona të tjerë vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima. Në dëshminë e tyre para hetuesve ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërkohë po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa biznese në qytet si dhe përgjatë akseve rrugore nga ku mendohet se ka lëvizur automjeti i autoreve të këtij krimi.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se makina tip fuoristradë ngjyre e zezë e përdorur në ngjarje, rezulton të ketë patur targa të falsifikuara, ndërsa dy autorët dyshohet të kenë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për të kryer krimin. Këta të fundit mund të kenë shërbyer si informator mbi lëvizjet e viktimës, i cili dyshohet të ketë qenë në survejim prej të paktën 1 muaj.

Prej momentit të ngjarjes në Mirditë, vijon të ketë forca të shumta policie përfshire dhe ata të RENEAS të cilët po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në disa zona në kërkim të ndonjë gjurme të lënë nga autoret, që mendohet të kenë qenë vrasës me pagese. Pista kryesore e hetimeve është konfliktit mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen, por pa përjashtuar dhe probleme të tjera që mund të ketë patur viktima apo dhe pjesëtarë të familjes brenda dhe jashtë vendit.

Si ndodhi vrasja e Martin Bardhit
Krismat e kallashnikovit tronditën qytetin e Rrëshenit paraditen e të martës (26 shtator), duke rikthyer frikën e konflikteve të vjetra mes fiseve në hasmëri. I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, nga një atentat mafioz që i mori jetën 59-vjeçarit.

Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë kanë ndaluar në rrugën kryesore, kanë qëlluar në drejtim të lokalit ku ndodhej Bardhi dhe janë larguar me shpejtësi në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Reps. Pak minuta pas krimit, makina është gjetur e djegur në fshatin Gëziq,të Mirditës. ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.

Martin Bardhi ishte një person me precedent kriminal. Më 26 Mars të këtij viti u konfliktua me nipin e Kastriot Reçit, Saimirin. Vetëm një muaj më parë ai kishte lënë qelinë e paraburgimit, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë zbuti masën e sigurisë. Një muaj u ka mjaftuar autorëve për të realizuar planin e ekzekutimit.

Ora 17:13
Vrasja në Rrëshen, apeli i Dom Gjergj Metës: Ngjarje të tilla kanë ndikim negativ në jetën e çdo njeriu, lutemi për paqe

1695828052_640065140c1ec1874.jpg

Imzot Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre të tjerëve që ishin në një tavolinë me të kur ndodhi atentati.

Teksa bën thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë, Ipeshkvi thotë se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shenjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ.

"Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve! Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde", shkruan ai.

Ora 16:40
Atentati në Rrëshen, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 të plagosurve te ‘Trauma’

1695731366_trauma.jpg

Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi mëson se të plagosurit e Rrëshenit janë jashtë rrezikut për jetën të tre. Dy kanë dalë nga shërbimi intensiv. Njëri  është në observim të sallës, repart intensiv, por pritet që nesër të dalë në pavion. Ata patën marrë plagë në shpatull, krahë, kraharor dhe janë dëmtuar në mushkri, mëlçi.

Ora 11:01
Vrasja për hakmarrje në Rrëshen, si u lirua nga burgu Martin Bardhi

1695799624_martinbardhi.jpg

59-vjeçari Martin Marku alias Bardhi i cili u ekzektua me armë zjarri një ditë më parë në Rrëshen, ishte liruar nga burgu në muajin korrik këtij viti. Ndryshimi i mases së sigurisë është bërë nga Gjykata e Lezhës me kërkese të prokurorisë, pasi Bardhi ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se ndodhej në një vend tjetër në momentin e ngjarjes.

Kjo është konfirmuar edhe nga disa dëshmitarë, duke bindur gjykaten se Martin Bardhi, në momentin e sulmit me armë ndaj Reçit, ndodhej në një vend tjetër në shoqërinë e disa personave. Në këto kushte gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje".

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhi, i cili akuzohet për "Vrasje me paramendim" mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa lejë të armëve".Pas ishte lënë i lire nga drejtsia, Martin Marku alias Bardhi kishte nisur të lëvizte lirshem, derisa sa u ekzektua me armë zjarri teksa po pinte kafe me tre përsona të tjere në lokalin në pronësi të tij ngjitur me spitalin e Mirditës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 27/09/2023 14:21

    Hahahaha po heton prokuroria e Lezhes......hetues te zot jane!!!

    Përgjigju
  • Tiron: 27/09/2023 12:06

    SBOHEN NA IHERE SHQIPTARWT VETEM VRASJE DHE PRERJE NE BESE.... DY VRASJE BRENDA 24 ORESH... CA BEHET KSHU?? A DO REFLEKTOJ NA I HERE KY POPULL..... SE PO SHUHEMI MIDIS VETI... TE PERCAR GJITHNJE....

    Përgjigju
  • Vermin: 27/09/2023 11:34

    Ky duket ne fytyre qe eshte kriminel. Ne ferr shkofshin te gjithe ata qe perdorin forcen ne vend te inteligjences. Per ata copa mishi qe bejne si te forte, inteligjenca eshte aftesia per te pervetesuar dhe zbatuar njohurite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?