Marvi Mihali

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, dëshmon shoqja e tij: Armend Haxhiu më tha se e vrau Eugen Bitraj

24 Dhjetor 2018, 15:08| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 15:48

  • Share

Procesi në të cilin po hetohet vrasja e të riut Marvi Mihali do të rinisë më 14 janar 2019, me dëshmitë e të pandehurve si autorë të vrasjes së kryer në bashkëpunim. E megjithatë, në seancën e fundit për këtë vit dëshmoi Grejsi Stremasi, shoqja e Mihalit, e cila u shpreh se shkaktar i konfliktit kish qenë Armend Haxhiu.

Ky i fundit më 19 nëntor rrëfeu vet përpara togave të zeza se përse e la vetëm Mihalin dhe përse goditi me grusht të rinjtë e grupit tjetër, e arsyeja ishte se sapo ishte afruar për t'u sqaruar me to, Bitrajt e kishin sharë nga familja dhe kështu ai kishte reaguar duke i goditur i pari me grusht.

Sipas Grejsit, biseda e saj e fundit me Marvin ishte 10 minuta para ngjarjes, përmes një sms ku ai i kish thënë "jam me njerëz". Ndërsa për vrasjen e Mihalit, ajo dëshmoi se ishte njohur më pas nga Armendi, i cili i kish thënë se Eugen Bitraj e kishte qëlluar Marvin me thikë. 

Pjesë e dëshmive për sot ishte dhe roja e kazinos para së cilës ndodhi ngjarja. Besim Sokolaj u shpreh se nuk e kishte fksuar se kush e qëlloi Marvin. Gjatë dëshmisë së tij, ai u akuzua nga prindërit e Mihalit si një person pa ndjenja dhe gënjeshtar, pasi sipas tyre, ndërhyrja e tij mund të kishte shmangur fatkeqësinë.

Si u vra Marvi Mihali për një karikues në 31 korrik 2017

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?