TIRANE - Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të ri që po heton vrasjen e 22-vjeçarit, Marvi Mihalit, për të ndryshuar masën e sigurisë për tre të rinjtë që u liruan në datë 11 maj. Pak ditë më parë gjykata vendosi që të lironte nga burgu Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, ndërsa i vetmi që mbeti në qeli është Dejvi Bitraj.
Por, Report Tv mëson se para dy javësh, pas lirimit të tre të rinjve, babai i Marvit, Pavllo Mihali ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Arta Marku. Pas takimit, Marku ka kërkuar ndryshimin e prokurorit nga Artan Lulaj te Gjergji Tako dhe ky i fundit rihapi hetimin.
Sot me kërkesë të Gjergji Takos, gjykata pranoi kërkesën për të ndryshuar masën. Tre të rinjtë që u liruan fillimisht u akuzuan për ‘Mos kallëzim krimi’, por prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës në ‘Vrasjes në bashkëpunim’, që u konfirmua sot nga gjyqtarja Shefkie Demiri.
Për të vlerësuar nëse të rinjtë do të rikthehen në burg do të duhet një tjetër seancë nëse do të kërkohet nga prokurori, ndërsa deri atëherë nëse ndodh, do të hetohen në gjendje të lirë. Pas vendimit të sotëm të gjykatës, qe ndryshoi masen per tre te rinjte, i ati i viktimës Pavllo Mihali u shpreh për mediat se pret të vendoset drejtësia plotësisht.
Beteja ndërmjet së keqes dhe së mirës sapo ka filluar. Sot gjykata dhe Prokuroria vendosën që tre të liruarve t’u ndryshohet masa e arrestit ashtu siç është e vërteta. Presim që të vendoset drejtësia plotësisht pas vendimit që do jepet në themel
Pavllo Mihali
Pak ditë më parë Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 denoncoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri si të korruptuar. Mihali akuzoi se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën.
Nuk ka gje me te tmerrshme per nje prind kur humb femijen dhe asgje ne bote nuk do ta kthej ate prapa. Te rinjte ne Shqiperi bejne sherre cdo minut e cdo sekond. Sigurisht qe vrasesi duhet te denohet, por per tre te tjeret gjykata duhet te vendose me gjakftohtesi dhe jo bazuar ne mllefet e nje shoqerie te deshtuar si kjo e jona. Sigurisht qe dhimbja dhe reagimi i prinderve eshte e kuptueshme por per nje rast te tille nuk duhet te vendose sedra e nje shoqerie te deshtuar pasi ne fund te fundit pesha kryesore bie mbi ate qe kreu vrasjen dhe jo mbi tre te tjeret qe ishin pjese e grindjes. Pa justifikuar asnjerin dhe asgje, ne nje shtet serioz njerezit nuk i denon media, as te afermit dhe as shoqeria por gjykata. Po te ishte ndryshe gjithcka do ishte e manipulueshme dhe e padrejte.
PërgjigjuKu jane ate te tre plehrat qe u liruan? Mos kane ikur jashte dhe te dhje***a mu ne vendimin e prokurorit te ndryshuar. Po ndonje mase disiplinore dhe akuze per peokurorin e pare Lula do te kete? Liroi tre vrases nga burgu, nuk mund te kalohet ne heshtje.
Përgjigju