Vrasja e modeles në Ekuador, kush është ish e dashura e 'El Patron' që dyshohet se porositi ekzekutimin e Ergys Dashit

29 Prill, 21:24| Përditesimi: 29 Prill, 22:31

  • Share

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e modeles Landy Párraga në një restorant të dielën (28 prill) në qytetin Quevedo të Ekuadorit.

Autoritetet nuk kanë ende një pistë të qartë në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërsa mediat vendase e lidhin emrin e saj me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, Leandro Norero. Dyshohet se ish-missi kishte një lidhje dashurie me narkotrafikantin.

Vetë Leandri Norero u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në një prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Leandro Antonio Norero Tigua njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend, Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.


Lajmi kryesor:

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi në Ekuador


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?