VIDEO/ Goditi me grushte për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Vlorës lë në burg Rei Metën! Djali i anëtares së KLP, nën akuzë për 'vrasje nga pakujdesia'

11 Gusht 2023, 08:41| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 11:48

  • Share

VLORË- Djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta është lënë në burg nga Gjykata e shkallës së parë në Vlorë për vrasjen e inxhinerit Armando Meshau në Vlorë. Ai akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’. 

Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura. Masa e sigurisë u vlerësua nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi. Vrasja ndodhi mesditën e 7 gusht 2023 në një qendër interneti në Vlorë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, Rei Meta ka shpjeguar dhe shkakun e konfliktit. Gjithçka nisi për një kontratë e nënshkruar në 2020 për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.  Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

Rei Meta shpesh luante rolin e sekserit për çështje të pronave në qytetin e Vlorës dhe dyshohet se influencën e tij e shtrinte duke përdorur emrin e së ëmës, Nurihan Seiti, prej vitesh anëtare Këshilli të Lartë të Prokurorisë. 

Ora 09:21
Vrau biznesmenin e ndërtimit të hënën, Gjykata e Vlorës cakton arrest në burg për Rei Metën

1691738290_reimetaarmandomeshau.jpg

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për Rei Metën, i cili vrau të mëngjesin e së hënës inxhinerin Armando Meshau në një qendër interneti në Vlorë.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/08/2023 02:25

    Cfare /vrasje nga pakujdesia/ ishte ajo?! Vrasje nga pakujdesia eshte kur ti le dyshemene shume te lagur e tjetri rreshqet,perplas koken e vdes,vrasje nga pakujdesia eshte kur pastron ose luan me arme,pa i kushtuar vemendje municionit qe ka brenda e vret te parin qe eshte me prane,ose dhe veten,vrasje nga pakujdesia eshte kur e shtyn tjetrin e ai perplas koken,vrasje nga pakujdesia eshte kur ben mbrapa me makine e vret nje person qe qellon qe ndodhet aty e nuk je treguar i vemendshem per t'a pare ne pasqyre.Jo,kjo ishte vrasje e qellimshme.E pashe me kujdes videon e incidentit dhe e pashe grushtin patetik qe dha viktima,ashtu sic pashe dhe grushtet qe dha vrasesi gjoja per vetembrojtje,qe vetem te tilla nuk ishin.Numerova te pakten 7,por mund te kene qene e nja dy me shume.Ato nuk ishin grushte amatori,por boksieri te projektuara te jepeshin me force,shpejtesi dhe ne pjese trupi qe boksieret e dine mire qe jane si vendet ku mund te besh me shume deme fizike.Konkretisht e qelloi fillimisht anash ne pjesen e poshtme te barkut ku jane zorret,por dhe org.te tilla si shpretka e melcia qe mund te pesojne hemoragji dhe pastaj te gjitha goditjet i perqendroi me force e shpejtesi ne ane te kokes,aty ku kafka eshte pak me e holle dhe ku eshte nje arterie e rendesishme,po keshtu dhe zona e veshit.Frakture te kafkes,plasje te eneve te gjakut,etj .Ajo cdo gje mund te ishte,por /vrasje nga pakujdesia/ nuk ishte.Rrofte mami e miqte e mamit qe ja kane zbutur akuzen.E meqe ra fjala,/djalka i mamit/duhet te kishte pyetur mamin para se t'i hynte sekserllekut.Po t'a kishte pyetur mamin,mami do t'i thoshte qe nuk vlen asnje kontrate e marreveshje po nuk u vulos nga xhaxhiavokati e teta noterja. Tani kujdesuni per /djalken/ lehtesojani akuzat se na merzitet mami.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 11/08/2023 11:04

    Nuk e kuptoj pse duhet te rrij ne burg, reagoj pasi u sulmua, fati keq i viktimes qe i pat ardh ora nga nje grusht, nuk eshte boxier profesionist dhe duhet ta ndeshkojme, duhet te dali jashte nje ore dhe me pare, dhe kta mashtrusat ordinera tju sherbej si mesim kjo ngjarje!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 11/08/2023 09:36

    Pushteti ne Shqiperi ka 111 vjet,qysh ne themelim qe VRET jo vetëm ne emer te Ligjit por edhe te Maliqit. Tradita pushtërore/pushteterore SHQIPTARE vazhdon ne rrugen e saj te nisur qe nga fillimi e qe u konsilidua nga Mbreti Ahmet dhe Komandanti Enver......

    Përgjigju
  • Futja pordhes o lule: 11/08/2023 09:32

    Po po nga pakujdesia..ec aty mami nderhyn..

    Përgjigju
    • Tosi: 11/08/2023 09:36

      Po cfar mami o te qr a e ke par videon ?? I ndjeri i ra i pari , ky u kunderpergjigj fati keq i te dyve qe vdiq. Rrahen me qindra njerez ne dit me grushte

  • Genti: 11/08/2023 09:05

    Nxirreni dhe emerojeni drejtor te doganave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?