Arrestimi i vrasësit të Nikulajt në Marok/ Zbardhet mesazhi që erdhi nga Interpol: E kemi në paraburgim na nisni provat

9 Maj 2023, 10:02| Përditesimi: 9 Maj 2023, 11:42

  • Share

Zbardhen detaje të reja lidhur me çështjen Ruben Saraiva, portugezin që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mësohet se ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Mirëpo nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se Interpol Maroku ka dërguar një mesazh të hënën ndaj homologëve shqiptar, me përmbajtje: "Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim".

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe njëherësh kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentet mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria. 

Ndërkohë, ky person ka disa nga anëtarët e familjes së tij në Marok dhe me sa duket ka qenë i informuar edhe sa i përket mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi me Shqipërinë të këtij shteti, duke e zgjedhur si vend ku do të vijonte arratinë e tij.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 09/05/2023 10:49

    Shqipnija ashte si kabuli as nje shtet sja vare per as gja.

    Përgjigju
  • Mario: 09/05/2023 10:10

    Ehhh thuaj. Sa kohe qe ne kufi mbani policet me llum normalisht qe te gjithe do iknin. Policia kerkonte ne Shkoder keta miqt ishin ne avion drejt europes. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?