Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur

21 Shkurt 2023, 13:42| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 15:11

  • Share

 

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.

““Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokate Tahiraj – sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes  së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”- tha avokatja e familjes Xhuvani.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja, kërkon 'arrest në shtëpi' për 6 policët, avokatja e familjes: E dinin që Paplekaj ishte i armatosur


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?