24 orë pas vrasjes së Elbasan të Pjerin Xhuvanit, nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës, Policia e Shtetit ka hedhur poshtë çdo pretendim të opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash. Ndërsa 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve të grupit të armatosur të PD janë ish-ushtarakë dhe ish-policë, të cilët qarkullonin me tre furgonët e PD në qarkun e Elbasanit, me pretendimin se po mbronin votën nga rastet e shitblerjes. Pikërisht një nga të vetëshpallurit e tillë, Arbër Paplekaj ishte i armatosur që solli dhe njollosjen me gjak të fushatës elektorale duke vrarë Pjerin Xhuvanin, ndërsa u plagosën 4 të tjerë, mes tyre dhe një efektive të forcave 'Shqiponja'. Për vrasje të mbetur në tentativë akuzohet edhe Klemend Xhaferri, i cili është shpallur në kërkim.
Në pranga ranë 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD: Arjan Hoxha, kryetari i kësaj strukture të armatosur, Arbër Paplekaj autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe anëtarët e tjerë të grupit të PD, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma. Ata do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes dhe vrasjes. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, i cili nuk është pjesë e grupit të armatosur të PD.
Po kush janë disa prej anëtarëve të kësa strukture të Armatosur të PD? Edhe pse nga Partia Demokratike është pretenduar se bëhet fjalë për vullnetarë me mision për mbrojtjen e votës, nga një kërkim i thjesht në google rezulton se një pjesë e mirë e tyre janë persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. (Lexo KETU të plotë)
Arjan Hoxha: Ndërsa ishte vendosur në drejtimin e grupit të armatosur në PD, Hoxha ishte emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.
Arbër Paplekaj, ish efektiv i RENEAS është autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ai ka shërbyer në Afganistan, ka qenë pjesëtar i forcave RENEA, ka punuar deri para gjashtë muajsh si pjesë e stafit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, më pas si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.
Emiljan Prenga, ka qenë gjithashtu një efektiv policie. Ai rezulton se ka qenë i arrestuar në muajin nëntor të vitit 2016, pasi i ka bërë presion një personi për t’i dhënë 11 mijë euro. Ky kërcënim erdhi pas prishjes së pazareve të drogës mes Prengës dhe personit tjetër, i cili kishte porositur 50 kg kanabis në Krujë me vlerë 550 euro për një kilogram për një mikun e tij në Durrës.
Nuredin Kasma, ish-polic është i dënuar në vitin 2012, për shkak se u konfliktua me një biznesmen. Ai së bashku me një koleg po i kontrollonin dokumentet e automjetit tregtarit, dy orë pas mesnate, në një nga rrugët e kryeqytetit. Më pas ata kanë dhunuar drejtuesin e automjetit, i cili ishte i shoqëruar nga katër persona, një prej të cilëve bashkëshortja e tij.
Pavlo Vuksani, ka qenë punonjës i policisë kriminale. Ndërkohë që është përshirë në një ngjarje më 19 shkurt të vitit 2013. Atij i është bërë një atentat me eksploziv, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës.
Si ndodhi ngjarja e vrasjes në Elbasan? Ndërsa gjatë ditës tre furgona të PD lëviznin vazhdimisht në të gjithë qytetin e Elbasanit, në orën 14:00 të 21 prillit, policia është njoftuar nga Arjan Hoxha se në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona. Kjo ka bërë që policia të çojë në vendin e ngjarjes një patrullë të “Shqiponjave”, dhe dy zv. drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë. Sapo policia ka mbërritur, Arjan Hoxha është shkëputur nga anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të Gazment Bardhit të vetëshpallurit si mbrojtës të votës, dhe i është afruar efektivëve, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ata i kishin bllokuar rrugën automjetit fuoristradë ML pa targa, me shofer Met Gresën, të cilit i kishin marrë çelësin, asi sipas tyre në këtë mjet kishte prova të shitblerjes së votës. Gjatë konfliktit, në prani të policisë, situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.
Kjo ka bërë që policia të arrestojë Arjan Hoxhën së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD-së me akuzën e pengmarrjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë me dhunë dhe atë të vrasjes. Arbër Paplekaj, pas vrasjes u largua dhe më pas u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke pranuar krimin.
Për pretendimin e ngritur të grupit të armatosur të PD se disa persona po kryenin në mjetin ML pa targa shitblerje të votës, policia tha se pas ekzaminimit nuk ka asnjë provë që ky pretendim të ishte i vërtetë.
"Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës", tha Ardi Veliu në një deklaratë për mediat.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra,
-4 predha,
-tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike,
-automjeti fuoristradë ML pa targa
-automjet tip Benz
- 11 telefona celular
- pamje filmike
- armë zjarri e tipit “Glock” , që i gjet Arbër Paplekaj
Makinat e perfshira ne ngjarjes e Elbasanit dhe furgonat e njesise se PD
Në njoftimin e policisë sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë u plagosën, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.
Po kush është Arjan Hoxha?! Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.
Grupet paraushtarake te pd leshelis jane identike me uniformat kafe te Remit qe sollen ne pushtet Adolf Hitlerin ne vitin 1933. Keta bandite me uniforma kafe thyenin naten dyqanet e lulelakres dhe terrorizonin cifutet kurse diten u shkonin tek dera tregtareve cifute per tu ofruar mbrojtjen. Pastaj organizonin mitingjet e Fyrherit dhe mbanin rregull derisa me 1933 Fyrheri erdhi ne pushtet dhe vrau dhe kryetarin e tyre Remin. E njejte dhe struktura e mbrojtjes e drejtuar dhe nga sozia e Hajnrih Himlerit te Sherbimit sekret Gjerman te Rajhut te Trete, Gaz Nazistit te Elbasanit i cili organizoi vrasjen politike me te shemtuar per kete shekull te ri ne mes te Elbasanit dhe drejtesia e re shume shpejt kete naziskin kopje e gjalle e Himlerit te Rajhut te trete do ta vere ne bangen e te akuzuarve per te lare gjakun e djemve Elbasanas dhe mjekut deshmor. Kjo funderrine politike do te largohet me 25 prill nga vota plebishitare e qytetareve Elbasanas dhe Gjigandi Edi Rama do marre mandatin e tij te trete. Kurse Agush Habib Burgiba do niset me hanxhar ne dore drejt shkretetires se Tunizise per te luftuar me hijet dhe fantazmat qe e shoqerojne kete monster .
Përgjigju