Vrasja e policit në Fier, Balla nga Kuvendi: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar

16 Maj, 16:05| Përditesimi: 16 Maj, 17:11

  • Share

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend nevojën për një politikë të re penale. 

Nxitur dhe nga ngjarja e fundit, kur Azgan Mërnica vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pasi ky i fundit e kishte ndaluar se po ecte me shpejtësi, Balla tha se ndëshkimi për këdo që ngre dorë kundër punonjësit me uniformë, duke të jetë i ashpër. 

“Thirrja e punonjësit të Policisë është thirrje për t'u zbatuar. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të Policisë, të marrë avokatin.  Kuvendi e ka bërë detyrën e vetë, se ka miratuar aktet ligjore. Na duhet të vendosim një standard të ri sa i përket autoritetit të punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne, Kuvendi dhe qeveria e bashkë me shoqërinë, nuk duhet të pranojmë kurrsesi dhe raste ku përfshihen edhe deputetët kur shkojnë të shtyhen të fyejnë, të kërcënojnë, të kanosin me dhunë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. 

Është koha pra që të jepen shembuj konkret të zbatimit sipas germës dhe frymës së Kodit Penal duke vendosur një standard të ri, ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit. Kjo duhet të ndodhë kudo, e pa asnjë hezitim.  I bëj thirrje drejtësisë ta hetojë me paanshmëri, ngjarjen e fundit dhe të japë një dënim ekzemplar. Na duhet një politikë e re penale, e cila të zërë vend në këtë drejtim dhe kam besim se sistemi i drejtësisë do ta bëjë”, tha ai. 

Ndër të tjera, kujtoi se një person që tregon mosbindje ndaj një punonjësi policie mund të dënohet deri në 7 vite burg

“Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshëm punonjësve të Policisë së Shtetit përbën kundërvajtje penale, e cila për ata që nuk e dinë, nëse një punonjës policie të bën thirrje ose të kërkosh të largohesh, të mbash distancën mosbindja dënohet me burgim deri në 3 muaj; nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, dënimi shkon deri në 1 vit burg; e kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohesh deri në 7 vite burg. I kemi shkruar dhe miratuar ne në Kod Penal, Kuvendi i Shqipërisë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Polici u vra se po kryente detyrën! Ndali Mërnicën teksa ecte me shpejtësi! Autori e pranon: E qëllova në kokë nga pas! S'jam bërë pishman


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?