Foto: Novruz Cenalia
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.
Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.
Mesazhi i plotë i ngushëllimit:
“Të dashur familjarë!
Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.
Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.
E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.
Lajmi kryesor:
Ceremonia e lamtumirës/ Polici i vrarë në Fier përcillet për në banesën e fundit! Autori vetëdorëzohet
S.G/ReportTv.al