Foto: Makina që udhëtonte Lulzim Visha
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz. Policia njofton se në mjetin e djegur ‘Porsche’ që është përdorur nga autorët, është gjetur edhe arma e zjarrit. Po ashtu, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura në muajin prill 2023, në Kamëz.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit Lulzim Visha, ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.
Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.
Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
SI.E./Xh.K/ReportTv.al