Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gazetari Dema zbulon detajet: Hetohet dhe prishja e pazareve të drogës! Ende nuk është gjetur arma e krimit

7 Qershor, 14:29| Përditesimi: 7 Qershor, 16:25

  • Share

Tirane- Vrasja e Erald Novruzit, recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi dyshohet se ka qenë e mirëmenduar, thotë gazetari i Report Tv, Sokol Dema në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv.

Tashmë policia ka të zbardhur dinamikën por mbetet ende i pazbardhur motivi i krimit. Ka qenë një telefonatë që ka alarmuar policinë dhe më pas zbulimi i njollave të gjakut por nuk kishte trup.

Dëshmitarët dhe veprimet hetimore kanë ndihmuar në zbardhjen e krimit të rëndë duke mundësuar dhe arrestimin e autorit, pronarin e hotelit, Gerald Shehu në aeroportin e Korfuzit teksa po tentohej të largohej në Angli.

“Pas debatit është qëlluar dy herë me plumb në kokë. Më pas trupin e tij e ka hedhur në një rrëpirë në Vuno. Më shumë se 30 persona janë marrë në pyetje. Ata që janë arrestuar, dy punonjësit, Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë kanë treguar dinamikën e ngjarjes por nuk kanë thënë asgjë për motivin”  tregon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema

Pistat e hetimit

Ka disa pista hetimi për motivin e kësaj vrasjeje

“Pista e prishjes së pazareve të drogës po verifikohet por ende nuk ka lidhje si pistë të drejtëpërdrejtë që të përjashtohen pistat e tjera. Asnjëri prej të arrestuarve nuk e ka ditur shkakun. Kanë treguar dinamikën si ka ndodhur dhe se kanë pranuar se janë detyruar nga pronari që ti ndihmonte për të transportuar trupin në makinë“ thotë gazetari Sokol Demi.

Pikëpyetjet?

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tregon pikëpyetjet që fshihen pas vrasjes së 31 vjeçarit Erald Novruzi me të cilin autori njiheshin në Angli

“Të vijë nga Anglia e të kërkojë punë recepsionist? Lë pikëpyetje… Mund të ketë qenë mbikqyrës”

Ndërkohë gazetari Armand Xhelili duke raportuar nga Vlora thotë se policia ka verifikuar lëvizjen e makinës së autorit në aksin Dhërmi – Himarë dhe kanë krijuar dyshime se trupi ishte hedhur në zonën mes Gjipesë dhe Vunosë, prandaj ky është qëllimi që përqëndruan këtu kërkimet.

Audi i autorit kishte bërë këtë rrugë për 50 minuta, ndërkohë që zakonisht kjo rrugë bëhej me 20 minuta.

Sipas dëshmive, autori Gerald Shehu pasi ka kryer vrasjen ka djegur sendet personale të viktimës, ndërsa nuk është gjetur ende arma e krimit. Gerald Shehu rezulton të jetë dhëndri i pronarëve të hotelit. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 07/06/2024 15:02

    Edhe kur vriten jo për pazare droge, ju vetëm thoni u vra për prishje pazaresh droge, pra sipas jush viktima kishte faj. Por ai mund të ishte informator ndoshta apo kjo nuk lejohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?