Vendi ku u gjet trupi dhe viktima Erald Nevruzi

Vrasja në Dhërmi, ndalohet shoferi i morgut, filmoi trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë dhe ua dërgoi mediave

8 Qershor, 10:59| Përditesimi: 8 Qershor, 11:36

  • Share

Vlore- Policia ndaloi shoferin e morgut që paraditen e djeshme transportoi trupin e pajetë të Erald Nevruzit i cili u gjet në zonën e Gjipesë pranë një guroreje. Ai u vra nga pronari brenda hotelit “Greccia” në Dhërmi, Gerald Shehu pak pas mesnatës së 5 qershorit duke u gdhirë 6 qershori 2024. 

Policia thotë se shoferi 62 vjeçar, kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t'ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të Erald Nevruzit të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin, informoi sot policia e Vlorës. 

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”. Videoja megjithëse ishte në duart e gazetarëve nuk u publikua prandaj Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i falënderon.

Vrasja

Pak pas mesnatës Gerald Shehu e qëlloi me dy plumba pistolete recepsionistin 31-vjecar, Eraldo Novruzi në shkallët e hotelit, tërhoqi trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit.  Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit, Daniel Qosja dhe David Larti ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën,  mbështjellë trupin e  viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës. Autori ka djegur rrobat në furrën e picave dhe pasi e ka hedhur trupin në një rrëpirë në zonën e Gjipesë është kthyer në shtëpi. Ka marrë çantën dhe është larguar drejt Greqisë për në aeroportin e Korfuzit nga ku synonte të arratisej drejt Anglisë. Burime nga policia thanë se është dërguar dokumentacion dhe pritet ekstradimi në Shqipëri i Gerald Shehut.

Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31- vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 08/06/2024 11:46

    As te vdekurin se lene rehat mortjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?