Vrasja e Runajt dhe Ramazanit në Elbasan, zbulohet dhe kapet porositësi! Kush është 34-vjeçari që në 2018 iu ekzekutua vëllai në sy të familjes (EMRI)

18 Shtator 2020, 17:45| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 20:23

  • Share

ELBASAN- "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh të dy shokëve. Hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve kanë zgjatur për rreth 2 muaj. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, më e fundit ajo e ekzekutimit të Bujar Çelës (vëllai të Talo Çelës) megjithatë për këtë vijojnë hetimet. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Alibej është "truri" i 2 vrasjeve, megjithatë ekzekutimi është bërë nga dy të tjerë, më konkretisht Euglen Halili së bashku me Xhuljano Hoxhën, (të dy në burg). Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin. Ai është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Halili dhe Runaj kanë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj.

Kush është Erion Alibej?
Report Tv mëson se organizoi dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2019, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë.

1600445781_runajalibej001.jpg

Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

Ora 20:15
Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi dhe organizatori i 2 vrasjeve në Elbasan (VIDEO)

Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj. Ata akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur. Asokohe mediat italiane publikuan edhe pamjet e momentit kur u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani.

Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policisë italiane që çoi në arrestimin e Endrit Alibejt në 4 qershor të vitit 2013 është konsideruar si nga operacionet më të suksesshme kundër trafikut të drogës në vendin fqinj. Sipas medias italiane në këtë operacion të paprecendetë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë.

Policia italiane gjithashtu arriti të dokumentonte trafikun e drogës për të paktën 30 kg me një vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë në total policia ndërmori 31 procedime. Të shumta kanë qenë kontrollet në qendër të Astit në veri të Italisë për të çmontuar atë që policia italiane e cilësoi një kartel kriminal shqiptaresh me pjesëmarrje edhe të shtetasve italianë. Operazioni “cocash” ka zgjatur përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë. Në deklaratën e tij drejtuesi i operacionit të policisë italiane theksoi se vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka.

Ora 18:48
Kapet Erion Alibej në Elbasan/ 34-vjeçari vëllai i 'Tarzanit'...përplasja me grupin e 'Sakatit' që solli 5 viktima

Pas një muaj e gjysmë policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar në Elbasan, Erion Alibej, si njeriun që ka organizuar dhe financuar dy vrasjet e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në muajin Korrik 2020. Erion Alibej, rezulton të jetë vëllai i Endrit Alibej i njohur ndryshe me nofkën “Tarzani” ose “Tino”. Vrasja e Endrit Alibej, ka ndodhur në 29 dhjetor të 2018, kur ai së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 personave.

Dy vjet nga kjo ngjarje e rëndë në pranga tashmë ka rënë vëllai i Endritit,Erion Alibej, si personi organizator dhe financues i vrasjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit. Këto vrasje janë kryer si pasojë e luftës mes dy grupeve kriminale në Elbasan, atij të “Sakatit” dhe “Tarzanit”, ku etja për të dominuar tregtinë e drogës ka prodhuar për gati 5 vite viktima. Personi që ka ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit quhet Euglen Halili, i cili ka lidhur një kontratë bashkëpunimi dhe ka treguar gjithçka mbi vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanin. Ai është penduar për krimin e kryer ndaj shokut të tij Runaj, duke pohuar se viktimën Regis Runaj, e kishte mik dhe vrasjen e ka kryer për llogari të Xhuljano Hoxhës e Erion Alibej. Këta të fundit e kanë paguar me një sasi të konsiderueshme euro dhe mandej, ka qenë Euglen Halili, ai që filluar të planifikojë vrasjen e mikut të tij Regis Runaj. Runaj dhe Halili, mësohet të kenë konsumuar së bashku një sasi kokaine dhe mandej janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili, fillimisht e ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për tu vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim me thikë teksa drejtonte motorin. Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili, ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën. Në total, Runaj u qëllua 27 herë me thikë nga Euglen Halili. Pas vrasjes ky i fundit, është larguar me motorin që drejtonte viktima, mjet nga i cili u zbardh e gjithë ngjarja. Policia ka mundur të sekuestrojë motorin, gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar. Pikërisht në këtë motor, u gjendet gjurmë gjaku të viktimës Regis Runaj dhe një gjurmë gishti të Euglen Halilit. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe është njohur me provat e policisë, të cilat implikonin në vrasje Halilin. I riu ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, vetëm që në fund të dënimit të ishte i favorizuar nga drejtësia. Halili ka treguar se organizatori i vrasjes së Runaj është Xhuljano Hoxha dhe financues Erion Alibej dhe se armën e krimit thikë, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”. Sipas tij, vrasja është kryer për qëllime përfitimi, pasi Hoxha i kishte premtuar se në këmbim të një shume financiare, të vriste Regis Runaj. Runaj, u ekzekutua barbarisht duke u lënë i mbytur në gjak në një rrugicë afër varrezave të qytetit të Elbasanit. Halili ka treguar se ai së bashku me Hoxhën dhe Seit Manahasën kanë ekzekutuar dhe mikun e Regis Runaj, Emiljano Ramazanin./Përgatiti Elton Qyno

Ora 18:17
Kush është 34-vjeçari që organizoi 2 vrasjet në Elbasan, iu ekzekutua vëllai në 2018 në sy të familjarëve

1600446276_endrit.jpg

Endrit Alibej

Report Tv mëson se organizoi dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2019, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë.

Ora 18:11
FOTO/ Kush është 34-vjeçari që porositi dhe organizoi 2 vrasjet e bujshme në korrik në Elbasan

1600445477_alibej.jpg

Erion Alibej

Report Tv ka siguruar foton e Erion Alibej, 34-vjeçari i cili ka porositur dhe organizuar dy vrasjet në Elbasan, të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 19/09/2020 09:42

    Kur shteti nuk ben detyren e tij ne dore te ngelet vetem vetegjyqesia. Saga e vrasjeve do kishte perfunduar kur shteti vetem te bente punen e tij.

    Përgjigju
    • politikani: 19/09/2020 11:14

      o shoku qeverija kush?jane arrestuar ne Asti te Italise ne 2013 e ne 2019 i vrane vellain.cfar duhet te beje qeverija?te urdheroje gjykaten e prokurorine qe ta arrestoje se i vrane vellain qe duhet te ishin ne burg ne Itali? hec mor tribune e re se nuk ka faj qeverija kur keta kane hesape jasht vendit

  • vera: 18/09/2020 23:13

    PASKA PATUR TE DREJTE KY DJALE,,KA MARRE GJAKUN E VELLAIT NE BAZE TE KANUNIT.TE LEKES E KAM LEXUAR DHE ESHTE NJE KOD SHUME I DREJTE,....MOS HARRONI KANUNIN E LEKES ,,GJAKU S'HUP KURRE....../////

    Përgjigju
  • Alb: 18/09/2020 19:35

    Kjo politik e ka ber popullin vrases,gjakpires pavarsisht se duket e papranueshme qe ka porositur vrasjen nuk i hedh dot faj me kete sistem te kalbur korruptiv gjithcka mund te behesh.

    Përgjigju
  • Elb: 18/09/2020 18:33

    Po vrasesit e vllait te ktij pse si keni gjet ju shtet i flliq qe dhe ky mos te arrinte ne kete pike. Faji juaj eshte qe po shkojn te gjithe ne kete rruge se ju mbani ane jeni dhe jo te zot ne profesion e ca do bej tjetri do duroj te shohi perdit ne rruge vrasesit e vllait qe e vrane ne sy te familjes. Bthq

    Përgjigju
    • albania: 19/09/2020 07:33

      nuk vret njeri kot sot pa merak... fjal me vend

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?