Daniel Cornea është rumuni i dyshuar si ekzekutor i Renato Hoxhajt në 27 prill të këtij viti në Vlorë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Daniel Cornea rezulton të jetë një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
Më herët Report Tv ka siguruar videon e ekzekutorit teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.
Për vrasjen e Renato Hoxhës, aktualisht ndodhet në paraburgim edhe Kleanth Bylyku, i arrestuar më 1 gusht teksa po udhëtonte me një mjet tip "Audi" të bardhë, i dyshuar si bashkëpunëtor.
Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.
Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.
Komente
