VLORË- Tre muaj pas vrasjes së rojës Renato Hoxhaj në qytetin bregdetar të Vlorës, Policia ka arritur të identifikojë dy autorët, njëri prej tyre tashmë i arrestuar. 42-vjeçari Kleanth Bylyku allias Armando Gega, po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë kur Forcat Operacionale ndërhynë për ta vënë në pranga. Me makina civile rrethuan mjetin e tij, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe më pas i vendosin prangat, siç shihet edhe në pamje.
Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar per veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria.
Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni. Të njëjtat burime i thanë Report Tv se për të vënë në jetë planin e ekzekutimit të Hoxhajt më 27 prill, autorët kanë përdorur 3 automjete.
"Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç", njoftoi Policia e Vlorës.
Momenti i arrestimit të Kleanth Bylykut
Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.
Foto nga jeta luksoze e Eris Mehmetajt në Dubai
Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar. Më herët Report Tv ka siguruar edhe videon e autorit teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.
Autori i dyshuar largohet pas vrasjes i maskuar
Kleanth Bylyku po qarkullonte me këtë mjet të bardh tip Audi në momentin që Forcat Operacionale ndërhyjnë për ta vënë në pranga, si autorin e dyshuar të vrasjes së rojës Renato Hoxhaj. Me makina civile ato rrethojnë mjetin e tij dhe i kërkojnë të mos bëjë asnjë lëvizje. Më pas, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat.
Komente

Armando arrixhiu ne burg te kalbesh
PërgjigjuTe te vrasi dhe Armando arixhiu esht njesoj sikur te të vrasi garidha!!
PërgjigjuMe cilen bande eshte ky.me camet apo me labet
Përgjigjunuk ka lidhje ky as me as nje eshte djale ne pune te tije
Ne kte mes behari ku turizmi eshte ne kulm policia e rames ben cirk ne qytet duke kap qytetaret e thjeshte qe mezi ushqehen se kriminelat nuk rin rugve por neper resorte e keshtjella kerkojm turizem ne ne vlore bravo blendi cuci kompania me shok
PërgjigjuNuk eshte keshtu si i trasmentojne mediat dhe gazetat eshte baba i dy femijve nuk meret me te tilla gjera.turp per policine qe ben kto show rrugve me kamer ne koke dhe kapen "kriminelin" turpe tu vije.ai ka vajt vete se e kane thirre kta shiko cfare bejn.
PërgjigjuO Bujar edhe ai qe u vra hallexhi dukej por ju be atentat nga vrases me pagese.Sikur duket lakuriq nga mesi e lart kur arestohet, ashtu do dorezohej?? Nuk eshte justifikim se ka dy femije, ka ndonje justifikim tjeter?
Ju vjen keq per arte rq qe vret me pagese ? Ne pr te shkoje ai dhe ata qe i dalin krahe , nese eshte i pafjshem nuk do ta mbaj brenda njeri ose ne rast kundert ne pr te shkoje